Politika 10 October 2025, 11:27 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese pezullon zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, procesi vijon për 5 bashkitë e tjera

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese pezullon zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, procesi

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dje zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celiashi, njoftoi se procesi i përgatitjes për zgjedhjet në kryeqytet është pezulluar, ndërsa për 5 bashkitë e tjera – Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat – procesi vijon normalisht.

“Çdo veprim i KQZ-së që lidhet me zgjedhjet në Tiranë është pezulluar që nga data 9 nëntor. Zgjedhjet në 5 bashkitë e tjera do të zhvillohen sipas planit,” tha Celiashi, duke shtuar se vendimi i GJK ka efekt si të mos ekzistonte përkohësisht dekreti për zgjedhjet në Tiranë.

Ai theksoi gjithashtu se është Kolegi Zgjedhor ai që do të vendosë mbi ankimimin e Partisë Socialiste për zgjedhjet në Tiranë. “KQZ nuk ka tagër për këtë çështje. Do të presim vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Ndërkohë, për 5 bashkitë e tjera procesi vazhdon normalisht, dhe partitë mund të paraqesin kandidaturat dhe të sjellin komisionerët e tyre,” tha kreu i KQZ-së.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme