Politika 9 October 2025, 21:31 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin, reagon qeveria: “PS respekton ligjin, vijojmë komunikimin me qytetarët”

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin, reagon qeveria: “PS respekton

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi dekretin e Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës, ka ardhur reagimi i parë nga radhët e qeverisë. Ministri i Shtetit për Parlamentin, Toni Gogu, në një intervistë për Top Channel, theksoi se Partia Socialiste mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të ligjit dhe vijimit të punës me qytetarët.

“Ai ishte një vendim që e marrin organet që bëjnë zgjedhjet. PS është garuese në zgjedhje dhe nuk organizon zgjedhje. Presidenti cakton datën dhe Gjykata e shqyrton më pas. Si përfaqësues i PS, gjëja e parë është që respektojmë ligjin, gjë që e kemi bërë që ditën e parë; nuk komentojmë vendimet e gjykatave, e sidomos asaj të Gjykatës Kushtetuese,” deklaroi Gogu.

Ministri sqaroi dhe mesazhin e shpërndarë për strukturat e PS duke theksuar se socialistët do të vijojë komunikimin me qytetarët e kryeqytetit.

“Kjo gjë do të ketë një vendim themeli që Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë më vonë. Shtabin e PS nuk ndryshon asgjë. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e Tiranës. Patjetër që do të ketë një ditë zgjedhjesh, por kjo nuk e pengon PS që ka nisur një diskutim intensiv me qytetarët e Tiranës – si do të vazhdojmë të ofrojmë shërbime publike, hapësira publike dhe modernizimin e jetës së qytetarëve,” shtoi ai.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme