Politika 10 October 2025, 12:57 Nga VNA

Berisha përshëndet dhe sqaron pse është e drejt ideja e Binajt për të mos dalë në fushatë me kryetarët e partive opozitare

Ndaje në Whatsapp
Berisha përshëndet dhe sqaron pse është e drejt ideja e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e përshëndeti qëndrimin e kandidatit Florian Binaj, i cili tha se nuk do dalë në fushatë me kryetarët e partive opozitare që e mbështesin. Madje, Berisha qëndrimin e Binajt e sqaroi në detaje se pse është i drejtë duke shpjeguar dallimin mes kandidatit të pavarur dhe atij që propozohet nga partitë politike.

“E përshëndes plotësisht këtë deklaratë. Ka një grup, një rymë të cilët vërtetë nuk realizojnë dallimin dot mes kandidatit të pavarur të mbështetur nga partitë politike dhe kandidatit jo partuiak të propozuar nga partitë politike. Kandidati jo partiak i propozuar nga partitë politike është kandidat i partisë politike. Kandidati i pavarur të cili kandidon në mënyrë të pavarur por partitë politike e gjejnë të përshtatshëm për ta mbështetur në interesin më të mirë të qytetarëve, absolutisht. Në qoftë se është i pavarur nuk ka pse të bëjë asnjë fushatë me kryetarët e partive. Po kryetarët e partive do të angazhohen me të gjithë fuqitë e tyre për të mobilizuar elektoratin partiak për të votuar atë”, tha Berisha.

Kreu i PD gjithashtu përsëriti meritat që ka për të mbështetur Florian Binajn, duke thënë se një javë rresht është marrë për të gjetur e modelin e duhur.

“Gjatë një jave rresht unë jam marrë me çështjen e modelit pikërisht për transparencë. Dhe jo të gjithë njerëzit e realizojnë modelin. Pastaj rryma keqdashëse, ndjellakeqëse e cila e tërbuar nga fakti se ky kandidat i pavarur ka premisa të ketë mbështetje të gjerë në elektoratin shqiptar të pavendosur, gri po qoftë dhe të spektrit më të gjerë të mundshë”, tha Berisha. 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme