Politika 10 Tetor 2025, 15:16 Nga VNA

Prokurori i shkarkuar përfiton 70% të pagës në KLP, edhe pas moshës së pensionit

Ndaje në Whatsapp
Prokurori i shkarkuar përfiton 70% të pagës në KLP, edhe pas

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi mes diskutimesh të premten me 9 vota pro dhe dy kundër që të miratojë kërkesën e prokurorit Lazër Çardaku për ta mbajtur statusin e magjistratit edhe tre vjet nga mbushja e moshës së pensionit, pavarësisht se është shkarkuar nga KPK që prej nëntorit të vitit 2024.

Relatori i çështjes, Sokol Stojani parashtroi se prokurori Çardaku, i cili ka mbushur moshën e pensionit 67 vjeç, ka kërkuar të qëndrojë në detyrë deri në moshën 70 vjeç.

Sipas nenit 64 të ligjit për “Statusin e gjyqtarëve dhe dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, magjistrati del në pension pleqërie në moshën 67 vjeç, por me kërkesën e tij, mund të qëndrojë në detyrë deri në moshën 70 vjeç.

Stojani solli në vëmendje të Këshillit se prokurori Çardaku është shkarkuar nga detyra prej KPK-së dhe po pret shqyrtimin e ankimit të tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Po ashtu, relatori vërejti se Çardaku është i pezulluar nga detyra dhe se nuk jep asnjë kontribut në sistemin e drejtësisë. Stojani tha se projekt-vendimi ka ardhur me shumicë votash nga komisioni, pasi ai ka votuar kundër.  Ai shtoi se dy anëtaret e tjera të komisionit, Ledina Riza dhe Mirela Bogdani janë shprehur pro kërkesës së Çardakut, që t’i jepet mundësia për të ruajtur statusin.

“Po përdoret shteti si lopë. Një njeri që nuk jep kontribut, nuk mund të paguhet. Ne nuk mund të paguajmë njerëz kur nuk bëjnë asnjë punë.  Dhe duhet bërë një projekson për njerëzit që dalin në pension,” tha Stojani.

Stojani u mbështet vetëm nga anëtari Erind Mërkuri në Këshill, ndërkohë që nëntë anëtarët e tjerë e konsideruan ligjore kërkesën e Çardakut.

Në vijim, Stojani solli në vëmendje se Këshilli e kishte kryer më parë një gjë të tillë në rastin e prokurorit Pelivan Malaj, duke i zgjatur moshën e pensionimit nga 67 deri në 70 vjeç, ndërsa ishte i pezulluar prej shkarkimit nga detyra në shkallën e parë të vetingut. Sipas Stojanit, pak ditë para se të gjykohej në KPA, prokurori Malaj kishte kërkuar të dlite në pension, pa ju nënshtruar gjykimit përfundimtar të vetingut të tij.

Anëtari Erion Fjezulla konstatoi se magjistratët janë të pezulluar për shkak të shkarkimit nga detyra prej KPK, por Stojani ripërsëriti se nuk duhet përdorur shteti si lopë.

Këshilli në vijim zhvilloi votimin prej nga kërkesa e prokurorit Çardaku për zgjatjen me tre vjet të statusit të magjistratit u mbështet nga 9 anëtarë të këshillit që votuan pro, ndërsa mbetën në pakicë anëtarët Sokol Stojani dhe Erind Mërkuri.

Prokurori i Tiranës, Lazër Çardaku u shkarkua nga detyra vitin e kaluar për probleme në kriterin e pasurisë, që në vlerësimin tërësor u konsideruan se e vendosnin në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia. Ai ka ushtruar ankim në Kolegj, ndërsa nuk ka ankim nga ana e Komisionerit Publik. Kolegji shqyrton me përparësi vendimet e Komisionit për të cilat Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka paraqitur rekomandim dhe që janë ankimuar prej Komisionerëve Publikë. Mandati KPA përfundon në qershor të vitit 2026, kohë gjatë së cilës pritet të jetë përmbyllur edhe shyqrtimi i ankimit të Çardakut.

Me vendimarrjen e KLP-së, Çardaku do të vazhdojë të përfitojë 70% të pagës edhe pse nuk do ta ushtrojë detyrën realisht./BIRN/ 

 

Video

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad është goditur nga një dron ose raketë, sipas një zyrtari të sigurisë irakiane. Sulmi ndodhi pak pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në një bastisje në kryeqytetin irakian. Është hera e dytë që ambasada amerikane sulmohet që nga fillimi i luftës Izrael-SHBA kundër Iranit. Sulmet janë marrë përsipër nga grupe të armatosura pro-iraniane në Irak, të cilat prej ditësh po godasin me dronë dhe raketa bazat amerikane në rajon.

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme