Politika 1 October 2025, 16:49 Nga VNA

Presidenti bëhet palë me Edi Ramën. Shpall 9 Nëntorin për zgjedhjet në Tiranë, ndërsa injoron Gjykatën Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Presidenti bëhet palë me Edi Ramën. Shpall 9 Nëntorin

Presidenti i Republikës ka dekretuar datën 9 nëntor për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës. Ky vendim vjen ndërkohë që Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur ende mbi ankesën e Erion Veliajt kundër vendimit të Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij.

Dimensioni juridik

Sipas nenit 115 të Kushtetutës dhe praktikës së konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese, ankimi ka efekt pezullues absolut. Kjo do të thotë se vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt nuk prodhon pasoja deri në një vendim përfundimtar. Në këtë kuptim, dekreti i Presidentit mbështetet mbi një akt ende jo të formës së prerë, gjë që e bën atë të cenueshëm kushtetuesisht.
Nëse Gjykata Kushtetuese do të shprehet në favor të ankesës së Veliajt, procesi i shpallur për 9 nëntor bie vetvetiu, duke futur sistemin në një konflikt të ri institucional.

Dimensioni politik

Ironia është se Rama nxiton të çojë Tiranën në zgjedhje, ndërkohë që i vetmi institucion që ka fjalën e fundit – Kushtetuesja – nuk ka folur akoma. Presidenti, në vend që të presë vendimin, bëhet pjesë e kësaj gare politike duke shpallur datën e zgjedhjeve mbi një bazë të lëkundur ligjore. Nëse deri dje shpallja e zgjedhjeve shihej si akt solemn dhe i padiskutueshëm i Kreut të Shtetit, sot dekretimi i 9 nëntorit tingëllon më shumë si një lëvizje politike sesa si një detyrim kushtetues.

Në praktikë, situata ka prodhuar një absurd: qytetarët e Tiranës ftohen të përgatiten për zgjedhje, ndërkohë që kryetari i tyre i shkarkuar vijon të jetë formalisht në detyrë, në pritje të vendimit përfundimtar të Kushtetueses.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme