Politika 1 October 2025, 16:44 Nga VNA

Gazment Bardhi kundër dekretit të Presidentit Begaj për zgjedhjet: Ka kryer puç kushtetues

Ndaje në Whatsapp
Gazment Bardhi kundër dekretit të Presidentit Begaj për

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas dekretimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti Bajram Begaj për 6 bashkitë e vendit.

Bardhi shprehet se Presidenti veproi në shkelje të Kushtetutës, duke e cilësuar vendimin si “puç kushtetues” që dëmton autoritetin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, zgjedhjet e pjesshme në Tiranë janë futur në një ngërç ligjor, ndërsa Begaj nuk është i pavarur, por i komanduar nga kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë se dekreti i Begajt gjen opozitën ende pa emra zyrtarë për bashkitë që do të mbahen zgjedhjet.

Reagimi i plotë:

Asnjë surprizë nga Bajram Begaj!

Ashtu siç kishim paralajmëruar, Bajram Begaj nuk është President i shqiptarëve, por një robot që komandohet nga Edi Rama. Me shkeljen e rëndë që ka kryer sot ndaj Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka kryer një puç kushtetues sepse ka rrënuar edhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe themelet mbi të cilat ndërtohet shteti i së drejtës.

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë janë futur në një ngërç kushtetues për shkak të aktit të sotëm të Presidentit të Republikës. Juridiksionin e shqyrtimit të ankimit ndaj VKM-së së shkarkimit nuk e cakton Edi Rama në relacion, por Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Një mandat kushtetues nuk mund të ndërpritet veçse për shkaqet e parashikuara shprehimisht në Kushtetutë dhe kjo i nënshtrohet kontrollit kushtetues.

Askush në 35 vjet demokraci nuk e ka dëmtuar kaq shumë reputacionin e Kreut të Shtetit. Arsyet janë tërësisht banale: Edi Rama ka marrë peng Bajram Begajn, dhe e komandon atë njëlloj si “Diellën”!

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme