Politika 1 October 2025, 13:37 Nga VNA

Emrat si kandidatë për bashkinë e Tiranës, zbulohen preferencat e PD dhe partisë Mundësia

Ndaje në Whatsapp
Emrat si kandidatë për bashkinë e Tiranës, zbulohen

Negociatat për të zgjedhur kandidatin e përbashkët të opozitës në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, të zhvilluara në hotel Rogner, zbuluan një ndryshim të rëndësishëm, për herë të parë, Partia Demokratike ka pranuar të marrë në konsideratë një emër jashtë strukturave të saj politike.

Në takim, secila parti erdhi me propozimet e veta. Partia Demokratike, përmes Ilir Alimehmetit dhe Belind Këlliçit, propozoi emrin e Edlira Çepanit, bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë të PD, Gerti Bogdani. Ndërkaq, Partia Mundësia, e përfaqësuar nga Erald Kapri dhe Barbara Doda, ofroi emrin e pedagogut Ermal Hasimja.

Negociatat pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa të dy partitë janë dakord në parim se kandidati nuk duhet të jetë pjesë e strukturave partiake, por ende mbeten dallime për zgjedhjen e emrit konkret.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme