Politika 1 October 2025, 11:37 Nga VNA

Opozita hedh në tryezë emrat e parë për kandidatin e përbashkët në Bashkinë e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Opozita hedh në tryezë emrat e parë për kandidatin e

Opozita ka hedhur hapat e parë konkretë drejt përzgjedhjes së kandidatit të përbashkët për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Në takimin e zhvilluar sot mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti dhe Belind Këlliçi, si dhe përfaqësuesve të Partisë Mundësia, Erad Kapri dhe Barbara Doda, janë diskutuar disa emra potencialë.

Burime nga tryeza negociuese bëjnë me dije se deri më tani është arritur dakordësi parimore për tre kandidatë të mundshëm: Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Hackaj.

Takimet mes forcave opozitare pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, me synimin për të dalë me një emër unik që do të sfidojë kandidatin e mazhorancës në zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Tiranës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme