Politika 1 October 2025, 10:57 Nga VNA

Rama apel studentëve dhe pedagogëve: Angazhim më i madh për Inteligjencën Artificiale, mbështetje edhe në buxhetin e ardhshëm

Ndaje në Whatsapp
Rama apel studentëve dhe pedagogëve: Angazhim më i madh për

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje pedagogëve dhe studentëve të universiteteve shqiptare që të angazhohen më fuqishëm në integrimin e komponentit të Inteligjencës Artificiale (AI) në proceset akademike dhe kërkimore. Gjatë një vizite në Universitetin Politeknik të Tiranës, Rama deklaroi se qeveria do ta ketë AI-në në fokus edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm, me synim krijimin e laboratorëve dhe infrastrukturës së nevojshme teknologjike.

“Është e domosdoshme të krijojmë hapësira ku pedagogët dhe studentët të aktivizojnë talentet dhe kuriozitetin e tyre intelektual për AI. Përmes inteligjencës artificiale mund të bëhen kapërcime epokale, pavarësisht se në cilën pikë të globit ndodhesh,” u shpreh Rama.

Ai nënvizoi se qeveria do të përgatisë një komponent të posaçëm në buxhetin e ardhshëm për të mbështetur projektet e vlefshme në këtë drejtim, duke ftuar komunitetin akademik të marrë rol aktiv në këtë transformim teknologjik.

Gjatë aktivitetit, Kryeministri ishte i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, me të cilën u firmos një marrëveshje bashkëpunimi mes kësaj ministrie dhe Universitetit Politeknik.

Marrëveshja parashikon praktika të paguara për studentët, me synim aftësimin profesional dhe përfshirjen e tyre në projektet reale të zhvillimit të infrastrukturës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme