Politika 1 October 2025, 16:07 Nga VNA

Ambasadës së SHBA në Tiranë i zbrazet arka: më pak shërbim konsullor dhe njoftime në Facebook

Ndaje në Whatsapp
Ambasadës së SHBA në Tiranë i zbrazet arka: më pak

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se, për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore nga Uashingtoni, aktiviteti i saj do të reduktohet ndjeshëm. Pasojat prekin kryesisht shërbimet konsullore dhe komunikimin publik me qytetarët shqiptarë.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ambasada sqaron se llogaria e saj në Facebook nuk do të përditësohet më rregullisht, me përjashtim të rasteve kur ka informacione urgjente për sigurinë. Ky kufizim do të mbetet në fuqi deri në rikthimin e plotë të funksionimit normal.

Megjithatë, për qytetarët që kanë aplikuar ose kanë shërbime të planifikuara, ambasada siguron se proceset për pasaporta dhe vizat për tranzit në SHBA do të vijojnë, por “sipas mundësive”, duke nënkuptuar kufizime në kapacitetin e punës.

“Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni travel.state.gov”, thuhet në njoftimin zyrtar të ambasadës.

Kjo situatë vjen si pasojë e mosmarrëveshjeve politike në SHBA, që kanë sjellë vonesa në miratimin e buxhetit federal, duke prekur edhe punën e përfaqësive diplomatike amerikane në vende të ndryshme të botës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme