Politika 1 October 2025, 14:57 Nga VNA

U propozua si kandidat për Tiranën, reagon Ermal Hasimja: E vlerësoj, por ende nuk jam kontaktuar zyrtarisht

Ndaje në Whatsapp
U propozua si kandidat për Tiranën, reagon Ermal Hasimja: E

Pedagogu Ermal Hasimja ka reaguar paslajmit se emri i tij është lakuar nga opozita për të qenë kandidat për kryetar bashkie të Tiranës. Me anë të një postimi në facebook, Hasimja shprehet se ndihet i vlerësuar që emri i tij është në listën e kandidatëve por do të mendohet pasi të marrë një propozim konkret, duke lënë të kuohet se deri më tani ende nuk ka diskutuar me asnjë nga partitë opozitare.

“Ndihem padyshim i vlerësuar që emri im është propozuar në listën e kandidatëve potencialë të opozitës për Tiranën dhe falenderoj ata që e kanë propozuar apo mbështetur idenë. Kur të marr (nëse marr) një propozim zyrtar do të mund të mendohem dhe të marr një vendim.

Më vjen mirë gjithashtu që dy emrat e tjerë në listë, Florian Hackaj dhe Edlira Cepani janë njerëz qe i vlerësoj maksimalisht dhe që do te ishin kandidatë të shkëlqyer për opozitën”, shkruan Hasimja.

Pedagodu është një nga emrat që është propozuar nga partia Mundësia e Agron Shehajt gjatë takimit të sotëm me grupin e punës të PD që përbëhet nga Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe Flamur Noka.  

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme