Politika 1 October 2025, 13:18 Nga VNA

Erion Veliaj në betejë me qeverinë për karrigen e kryebashkiakut, por pa guxim ta thotë publikisht

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj në betejë me qeverinë për karrigen e

Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit të tij me vendim të këshillit bashkiak dhe qeverisë nga posti i kryebashkiakut të Tiranës. Në një status të gjatë në Facebook, Veliaj shmang të komentojë drejtpërdrejt vendimin e socialistëve, të cilët kanë nisur tashmë zyrtarisht procesin për zëvendësimin e tij. Në vend të kësaj, ai zgjedh të merret me deklaratat e italianit Gabriele Tarroni Longinotti, i cili ka përgënjeshtruar akuzat që kishte bërë më parë në media për të në lidhje me inceneratorin.

Veliaj e interpreton përgënjeshtrimin e Longinottit si një provë se gjithçka ka qenë një kurth i ngritur ndaj tij dhe familjes së tij. Dhe këtë “zbardhje” ai e ofron edhe për ata që, sipas tij, me shumë “zell politik” u bënë pjesë e kësaj loje. Pa përmendur emra, por me gishtin dukshëm nga brenda radhëve të veta që po i japin goditjen e fundit, Veliaj u kujton se është “i burgosur, por nuk është në burg”.

“Për të tjerët, që u bënë me vetëdije apo me zell politik pjesë e këtij fabrikimi. Dua t’u them se unë jam i burgosur, por nuk jam në burg. Jam i qetë dhe i çliruar në ndërgjegjen time. Shpresoj që të keni fuqi të çliroheni nga burgu i ligësisë suaj ku keni mbyllur veten, pasi e vërteta e rrëfimi do t’ju bëjë të lirë”, shkruan Veliaj.

Megjithatë, ndërsa e zhvillon betejën ligjore për të mbajtur karrigen e Bashkisë, Veliaj ende nuk ka gjetur kurajon për të folur hapur për “padrejtësinë” që pretendon se po i bëhet. Dhe këtë, kryebashkiaku në largim vazhdon ta shmangë me po aq kujdes sa shmang edhe fjalinë “më shkarkoi partia ime.”

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme