Politika 17 January 2026, 13:08 Nga VNA

Mitsotakis komenton batutën e Ramës: Është një politikan që shpeshherë i shpëtojnë gjëra që nuk duhet t’i thotë

Ndaje në Whatsapp

Mitsotakis komenton batutën e Ramës: Është një

Batuta e Ramës gjatë Samitit në Abu Dhabi duket se nuk është pëlqyer nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Në një intervistë televizive mëngjesin e sotëm, Mitsotakis e përshkroi Ramën si një politikan të cilit shpesh i shpëtojnë gjëra që nuk duhej t’i thoshte.

“E njoh zotërinë Rama prej shumë vitesh. Ai ka një mënyrë të veçantë të shprehuri dhe shpesh i shpëtojnë gjëra që nuk duhej t’i thoshte. Këtë herë tha një fjalë të rëndë dhe e kuptoi gabimin e tij. Unë po mbaj parasysh korrigjimin që bëri; ishte një deklaratë e papërshtatshme dhe më mirë ta lëmë pas”, u shpreh Mitsotakis.

Deklaratat e kryeministrit grek vijnë pas kritikave të forta që Rama mori nga mediat greke, pas batutës së tij ndaj gazetarit greko-amerikan John Defterios, ku i tha se “grekët mendojnë se janë pasardhës të Platonit dhe Aristotelit, por nuk janë”.

Një ditë më parë, vetë Rama e korigjoi atë që kishte thënë, duke sqaruar se tonet e tij nuk kanë qenë aspak tendencioze, por vetëm humor miqësor. Ai u shpreh i habitur nga mënyra se si një fjali e thënë me humor miqësor u shkëput nga konteksti dhe si një diskutim informal u shndërrua në një debat publik me “pathos nacionalist”, një fenomen që, sipas kryeministrit, ndodh shpesh në Athinën mediatike.

Kreu i qeverisë gjithashtu theksoi se nuk ka asnjë dyshim mbi rolin e Greqisë së Lashtë dhe figurave të saj në historinë e qytetërimit europian, duke shtuar se Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe kultura greke meriton vetëm admirim dhe respekt.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme