Politika 16 January 2026, 13:43 Nga VNA

Blerina Gjylameti në krye të AKU-së, Rama “zbulon” rrezikun e ushqimit pas 13 vitesh dështime dhe nën presionin e negociatave me BE-në

Ndaje në Whatsapp
Blerina Gjylameti në krye të AKU-së, Rama “zbulon”

Pas 13 vitesh në pushtet dhe pas dështimesh të njëpasnjëshme në garantimin e sigurisë ushqimore, Edi Rama u kujtua sot se shqiptarët rrezikojnë nga ajo që hanë dhe blejnë çdo ditë, madje duke i paguar ushqimet gjithnjë e më shtrenjtë. Alarm që nuk vjen aq nga shqetësimi për shëndetin e qytetarëve, sa nga presioni i negociatave me Bashkimin Europian.

Kryeministri paralajmëroi se, ashtu si në vendet e BE-së, edhe në Shqipëri ushqimet mund të bllokohen nëse nuk përmbushin kriteret e sigurisë. Sipas tij, vendi duhet të funksionojë me të njëjtat standarde, duke sinjalizuar një fazë më të ashpër kontrollesh, të paktën në letër.

“Edhe në Shqipëri do të funksionojnë kriteret e njëjta, që do të thotë se ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë,” deklaroi Rama. Ai shtoi se në skenarin më pesimist Shqipëria mund të detyrohet të importojë gjithçka që konsumon, një ekstrem që sipas tij kërkon “super punë” dhe “super vendosmëri” nga ana e vendimmarrësve, për të mos falur asnjë dhe askënd në emër të nevojës për të vazhduar punën.

“Gjithsekush duhet të vendoset në pozita përgjegjshmërie dhe pune,” theksoi Rama, duke e lidhur këtë proces drejtpërdrejt me afatet e integrimit europian. Sipas tij, Shqipëria ka përpara rreth 10 vite, nëse llogaritet viti 2030 si momenti i uljes në tryezën e BE-së dhe rreth 5 vite negociata, ndërsa puna për t’u bërë mbetet shumë e madhe.

Në këtë kontekst vjen edhe zhvillimi i fundit në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Pas ndryshimeve të shpeshta në krye të AKU-së, institucioni duket se do t’i besohet sërish një figure politike. VNA ka mësuar se në krye të AKU-së pritet të emërohet Blerina Gjylameti.

Ish-deputetja socialiste, e cila nuk arriti të rikthehej këtë herë në Kuvend për vetëm 20 vota diferencë me Olta Xhaçkën, pritet të jetë personi që do të mbajë përgjegjësinë për kontrollin, cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve që konsumojnë shqiptarët.

Pas më shumë se një dekade qeverisje, siguria ushqimore shfaqet si problem vetëm tani, në prag negociatash, ndërsa zgjidhja duket se mbetet sërish politike, me emërime që ngrejnë më shumë pikëpyetje sesa besim.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme