Politika 16 January 2026, 21:24 Nga VNA

Lapaj: Rama nuk rrëzohet me turizëm protestash, rri dy orë në shesh dhe ikën

Ndaje në Whatsapp
Lapaj: Rama nuk rrëzohet me turizëm protestash, rri dy orë

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj thotë se 83 mandatet e Partisë Socialiste, të fituara në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nuk kanë më asnjë vlerë për sa kohë figura të qeverisë kapen në vjedhje.

Në një intervistë për emisionin “Kjo javë” në News 24, Lapaj theksoi se populli duhet të bashkohet për të imponuar një qeveri tranzitore, të përbërë nga intelektualët më të mirë në vend, dhe për të mundësuar më pas zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Ato 83 mandate që ka nuk kanë më vlerë morale sepse nuk mund të fshihet pas mandateve kur vërtetohet se je kapur gafil në vjedhje. Kur ke vjedhur nuk kanë më fuqi. Thënë ndryshe nuk mund të thuash kam 83 mandate dhe do të vjedh 4 vitet që vijnë. Kështu që popullata që do të duhet të bashkohet duhet të imponojë një qeveri tranzitore ku të mos ketë përfaqësues nga PS, PD apo Shqipëria Bëhet por të bëhet nga intelektualët më të mirë që kemi për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme, në akordim me BE dhe SHBA.”, u shpreh Lapaj.

Një koment ironizues bëri edhe për Partinë Demokratike, teksa tha se nuk mund të rrëzohet qeveria me “turizëm protestash”, duke dalë dy orë në shesh dhe më pas duke ikur. Ai tha se synojnë që të krijojnë gjithashtu edhe një model tjetër proteste.

“Sot është dita e 41 që po qëndroj unë edhe ne, nuk di ça të them për të tjerët. Them me bindje se ky model proteste e vë theksin te krijimi i një kulture të një proteste të qëndrueshme, kur nuk bëhet turizëm protestash, vihet dy orë dhe iket. Kështu rama rri 100 vjet në pushtet.”, shtoi Lapaj.

Lapaj e quajti Shabanin një kolltukofag që paska qenë i etur për një karrige të avokatit të popullit.

 

Sipas tij, doli fare zbuluar skenari i Ramës për të shfrytëzuar Shabanin dhe për t’i dhënë më pas një karrige.

 

Lapaj shton se në listat e kandidatëve, familjarë të tij apo të Shabanit, por kjo u bë me qëllim të mirë për të djegur listat e mbyllura.

 

Lapaj: Kam bërë reflektimet e mira. Shumë gjëra do i bënim ndryshe. Një pjesë kanë ardhur nga eksperienca apo naiviteti i së mirës. Nëse do ktheheshim pas nuk do përdornim për të futur familjarët në lista. Kundërshtari e hiperbolizoi për keq. Nuk e bëmë vetëm ne, por e bënë dhe të tjerë. Real politika realizoi pak më ndryshe. Për çdo qytetar që është ndjerë keq, i kërkoj falje. Ka qenë vetëm qëllimi i mirë. Qëllim për të djegur listat e mbyllura për të dhënë modelin e garës në listat e hapura. Nxori lakuriq sistemin e gabuar elektoral.

 

 

Me 64 mijë vota morëm 1 mandat, PS me 64 mijë mandate mori 9 mandate. Nëse do ktheheshim pas do e shmangnim. Regjizori i së ligës ka qenë Edi Rama. Jam shumë krenar që koha na dha të drejtë. Nuk u joshëm për të qenë pjesë e qeverisë së Edi Ramës. Për atë që bëri ai u shpërblye dhe shëmtia e zgjedhjes së avokatit të popullit, e dëshmoi. Ne në zgjedhje morëm në total mbi 80 mijë vota, 64 mijë të vlefshme. Dhe mendoj në momentin e parë një dëmtim ka ekzistuar. Por si u zhvillua ngjarjet dhe pazari për avokatin e popullit, sot qytetarët e ndjejnë që ne qëndruam. Nuk është e lehtë ti thuhet jo kësaj ofertës që na bënë. Jemi shumë krenar që rezistuam edhe me koston e shantazhin edhe në publik dhe jashtë publikut. Numri i votave është shtuar dhe do shtohet.".

Nesër Lapaj ka thirrur një protestë në ora 18:00 dhe qëllimi sipas tij është që populli të imponojë krijimin e një qeverie tranzitore me bazë të gjerë, pa përfshirë forca politike por vetëm intelektualë.

Lapaj: Si duket e ka maçin në barkë. Ne jemi njerëz që jemi formuar mbi ligjin dhe rregullin. Protesta e ka fuqinë te qëndresa dhe jo rrugaçëria. E ka maçin në barkë. Nesër në orën 6 i ftoj gjithë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë. Të dalin masivisht me fëmijët me gratë. Të distancohen nga hajdutëria. Reagimi të jetë në shesh. Duhet të dëshmojmë se nuk jemi dakord me hajdutërinë. Fuqia e protestës jonë është qëndresa, mesazhi. Këto 5 javë jemi protestues nuk kemi cenuar një lule te kryeministria. Por jemi protesta më e sulmuar këto vite pasi kemi 19 të procedura, 13 vetëm në 4 janar.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme