Politika 16 January 2026, 16:47 Nga VNA

Belind Këlliçi pranon për herë të parë thirrjen në SPAK për shpenzimet e Foltores dhe Kuvendit Kombëtar

Ndaje në Whatsapp

Belind Këlliçi pranon për herë të parë thirrjen

Belind Këlliçi, për herë të parë, ka pranuar publikisht se është thirrur në SPAK për t’u pyetur në lidhje me shpenzimet e Foltoreve dhe Kuvendit Kombëtar të dhjetorit të vitit 2022. Edhe pse, kur doli nga ambientet e SPAK, ishte i mekur dhe nuk tha asnjë fjalë, në studion e News24 deputeti i PD pranoi se është pyetur nga prokurorët për këtë çështje.

“Në mënyrë qesharake, në fillim të kësaj jave, ditën e hënë, unë personalisht kam qenë në këtë institucion për t’u pyetur për Kuvendin e Rithemelimit të vitit 2021, që është çdo gjë transparente, janë me dokumente dhe që është një çështje e brendshme politike edhe kjo është qesharake në vetvete. Na thërrasin, na pyesin me çfarë nafte shkoi Berisha në Foltoren e Lezhës, meqë ishte Foltorja më e fundit, apo kur ishte në Korçë, apo me çfarë parash paguani telefonat tuaj të celularit në PD. Pra ky qenka problemi. Kur ndërkohë problemi në vetvete, dhe që ne prej vitesh e kemi denoncuar dhe e denoncojmë, është korrupsioni qeveritar”, tha Belind Këlliçi.

Me këtë deklaratë, Këlliçi bëhet zyrtari i dytë që merret në pyetje për këtë çështje, pas Indrit Hoxhës. Me tagrin e organizatorëve të Kuvendit Kombëtar të 20 dhjetorit, nuk dihet me saktësi se çfarë kanë deklaruar para prokurorëve për shpenzimet. Ajo që dihet me siguri është se, pavarësisht premtimeve për t’i bërë transparente financimet për këto shpenzime, ky proces nuk ndodhi kurrë.

Sa i përket relativizimit që përdori sot Këlliçi se “ne presim që SPAK të merret me korrupsionin e qeverisë”, kjo logjikë infantile vlen vetëm për nxënësit e fillores. Sepse abuzimet financiare janë të dënueshme pavarësisht nëse ato bëhen me mijëra apo qindra mijëra euro. Sipas logjikës së Belind Këlliçit, po të kishin mundësi, edhe drejtuesit e PD nuk do të mbeteshin pas qeveritarëve të Edi Ramës.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme