Politika 16 January 2026, 19:00 Nga VNA

Rama mbyll mbledhjen e grupit parlamentar me kritika për Spiropalin dhe RTSH-në. Paralajmëron ndryshime edhe në Kuvend

Ndaje në Whatsapp

Rama mbyll mbledhjen e grupit parlamentar me kritika për Spiropalin dhe

Në fjalën përmbyllëse nga takimi me Grupin Parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama u shfaq me kritika të ashpra ndaj ministrisë së drejtuar nga Elisa Spiropali dhe Radio Televizionit Shqiptar, si dhe me paralajmërime për ndryshime në rregulloren e Kuvendit.

Ashtu siç VNA raportoi më herët, me burime nga brenda mbledhjes së qeverisë, Rama zgjodhi t’ia shprehte edhe publikisht kritikat Spiropalit, duke thënë se ministria që ajo drejton duhet të riformatohet, pasi sipas tij është dështimi më i madh i qeverisë.

“Ministria e Jashtme është si televizioni shqiptar, është një tjetër dështim i madh i yni. Ua thashë, ua kam thënë dhe po ua them, sepse nuk është diçka që nuk e dimë. Nuk është një institucion në funksion të të gjitha këtyre sfidave. Pse? Sepse nuk është reformuar asnjëherë”, tha Rama.

Në vazhdën e kritikave, kryeministri vijoi edhe për Televizionin Publik Shqiptar, për të cilin tha se duhet të mbyllet. Rama shtoi se qeveria nuk do të japë asnjë lek derisa ky institucion t’i meritojë paratë e taksapaguesve shqiptarë.

“Doni lekët tona, shkoni te qeveria. Nuk kemi për t’i dhënë televizionit publik asnjë lek nga taksat e shqiptarëve, derisa televizioni publik t’i meritojë taksat e shqiptarëve. Mendoj se çdo opsion duhet të jetë në tavolinë: edhe mbyllja përfundimtare, edhe privatizimi, edhe partneriteti, përveç kësaj që është. Por unë nuk marr pjesë në këtë”, tha ndër të tjera Rama.

Kryeministri më tej paralajmëroi ndryshime në rregulloren e Kuvendit, që prekin seancat dhe orët e vëna në dispozicion të deputetëve të opozitës. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për ulje të orëve që i përkasin opozitës, por për ndërhyrje në rastet kur opozitarët “marrin peng” Kuvendin, duke iu referuar situatave të kaosit dhe tensioneve të shkaktuara.

Rama përsëriti gjithashtu idenë e zvogëlimit të numrit të deputetëve të Parlamentit nga 140 në 100 dhe për këtë tha se duhet të ngrihet një grup nismëtar për ndryshimet kushtetuese. Ideja për uljen e numrit të deputetëve është mbështetur më herët edhe nga kreu i PD-së, Sali Berisha, me kushtin që Parlamenti të bëhet me dy dhoma.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme