Politika 16 January 2026, 15:41 Nga VNA

Një tjetër ‘batutë’ i kthehet në bumerang Ramës, këtë herë kapet me mediat greke

Ndaje në Whatsapp

Një tjetër ‘batutë’ i kthehet në bumerang

Kryeministri Edi Rama duket se ka hapur një tjetër front përplasjeje me gazetarët, këtë herë jo brenda kufijve të Shqipërisë, por jashtë saj, e konkretisht me mediat greke. Shkak është bërë një deklaratë e tij gjatë Samitit ku mori pjesë në Abu Dhabi, ku Rama u shpreh se “grekët mendojnë se janë pasardhës të Platonit dhe Aristotelit, por nuk janë”.

Megjithatë, humori për vëmendje dhe pak i tepruar i kryeministrit, duket se ka ngjallur reagime në disa media greke, si dhe nga përfaqësues të politikës në Athinë, duke e detyruar Ramën që sot të shpjegojë se çfarë ka dashur të thotë.

Rama shprehet se është i habitur nga mënyra se si një fjali e thënë, sipas tij, me humor miqësor është shkëputur nga konteksti dhe se si një diskutim informal është shndërruar në një debat publik me “pathos nacionalist”, një fenomen që, sipas kryeministrit, ndodh shpesh në Athinën mediatike.

Kreu i qeverisë siguron se nuk ka asnjë dyshim mbi rolin e Greqisë së Lashtë dhe figurave të saj në historinë e qytetërimit europian. Ai thekson se Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe se kultura greke meriton vetëm admirim dhe respekt.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që protagonizmi i tepërt i kryeministrit në takime ndërkombëtare i kthehet në bumerang.

Kujtojmë se edhe gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian, ku Rama, në prani të presidentit të Francës dhe presidentit të Azerbajxhanit, po me “humor”, përdori gafën e presidentit të SHBA-së, i cili kishte ngatërruar Armeninë me Shqipërinë. Pasi videoja bëri xhiron e mediave ndërkombëtare, Rama u detyrua sërish të dalë për të shpjeguar se bëhej fjalë për një shaka.

Ndërsa përgjegjësinë për nxjerrjen nga konteksti ia la, edhe atëherë mediave, që në fakt shpërndajnë ato që nxjerr nga goja kryeministri edhe në takime ndërkombëtare ku serioziteti nuk përzihet me batuta të lodhura.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme