Politika 16 January 2026, 13:34 Nga VNA

PS fton Berishën për ndryshime kushtetuese: Të zvogëlojmë numrin e deputetëve në 101

Ndaje në Whatsapp
PS fton Berishën për ndryshime kushtetuese: Të

Në një stinë politike të polarizuar, Partia Socialiste sot i dërgoi disa mesazhe rivales së saj.
Vetë Edi Rama injoroi në fjalën e tij opozitën, duke mos e përmendur, por Taulant Balla, kryetar i grupit, përdori mesazhe “shkopi dhe karrote”.
I paralajmëroi se nuk do t’i lejojë të bllokojnë reformën zgjedhore dhe atë territoriale.
“Duhet ta bëjmë të qarte sot se formulën e bashkëdrejtimit të këtij komisioni dhe të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore e kemi miratuar me dakordësi. Por, në asnjë rast, nuk kemi dhënë dakordësi për të mos bërë asgjë. Kush nuk do të punojë, na detyron ta zhbllokojmë drejtimin apo kuorumin për vijuar punën”,-tha Balla.
Por në të njëjtën kohë, socialistët folën për ndryshime të Kushtetutës që kërkojnë 94 vota. PS zotëron vetë dhe me PSD-në 86 mandate dhe i duhen edhe 8 vota opozitare për të ndërhyrë në aktin themeltar të shtetit.
Ndonëse sebepi ishte ulja e numrit të deputetëve, Balla foli edhe për “propozime të tjera” që në këtë fazë janë të paqarta.

“Reforma zgjedhore, sa i përket Kodit Zgjedhor, kërkon të paktën 84 vota në Kuvend. Por ne e kemi bërë publike ambicien tonë për një reformë më të thellë, e cila të përfshijë edhe zvogëlimin e numrit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në të paktën 101 deputetë. Ndërsa jemi të gatshëm të diskutojmë edhe propozime të tjera të natyrës kushtetuese për Kuvendin e Shqipërisë, si vend anëtar i BE-së”,-tha Balla.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme