Politika 16 January 2026, 19:08 Nga VNA

“Nuk ka vetëpërjashtim”, Salianji i përgjigjet Berishës: Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD

Ndaje në Whatsapp

“Nuk ka vetëpërjashtim”, Salianji i përgjigjet

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i është përgjigjur deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se nuk do të kandidojë përballë tij pasi Salianji është “vetëpërjashtuar”. Përmes një postimi në Facebook, Salianji thekson se askush nuk është mbi Kushtetutën e PD-së dhe se në statut nuk ekziston nocioni i “vetëpërjashtimit”.

Ai shprehet se Partia Demokratike ka nevojë për qartësi, bashkim dhe fitore pas 13 vitesh opozitë, duke shtuar se do të vazhdojë të përfaqësojë shqetësimet e demokratëve dhe thirrjen për një parti fituese.

Postimi i plotë:

Askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë! Mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë. Të gjithë pjesëmarrësit në takimet e mia janë demokrat 24 karat. Meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje.
Partia Demokratike ka nevojë për qartësi. Partia Demokratike ka nevojë të bëhet fituese.
Këtë ja u ka borxh demokratëve, pas 13 vitesh opozitë. Kjo është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve që duan dhe presin rotacionin.
Bashkimi i demokratëve dhe i gjithë opozitës rreth saj duhet të jetë përpjekja më serioze për ta bërë Partinë Demokratike fituese.
Ky qëllim është i parashikuar qartë në statut dhe më përgjegjësi në rast humbjeje dhe privilegje në rast fitoreje. Kushtetuta e demokratëve nuk ka as “vetpërjashtime”.
Do vazhdoj të përfaqësoj pa ndalim dhe me gjithë sa kam shqetësimin real të demokratëve! Vullnetin e tyre për bashkim, për dinjitet dhe për një Parti Demokratike fituese.
Shihemi të Dielën në Lezhë

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme