Bota 14 July 2026, 17:11 Nga VNA

Piloti “vizaton” në qiell mesazhin: “Jam i mërzitur”, fluturimi i pazakontë bëhet viral

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-14 at 5.10.53 PM (1).jpeg

Një pilot i kompanisë britanike Ravenair ka tërhequr vëmendjen në Mbretërinë e Bashkuar pasi gjatë një fluturimi testues dyorësh shkroi në qiell mesazhin “I’m bored” (“Jam i mërzitur”), duke përdorur trajektoren e avionit.

Sipas të dhënave të platformës Flightradar24, avioni u nis nga Liverpool dhe për rreth 20 minuta fluturoi në mënyrë të tillë mbi zonën kufitare mes Anglisë dhe Uellsit, sa formoi qartë fjalët në hartën e fluturimit.

Kompania Ravenair sqaroi se bëhej fjalë për një fluturim testues, pasi në avion ishte zëvendësuar një cilindër i motorit dhe duhej verifikuar funksionimi i tij. Menaxheri i operacioneve, Wayne Barrett, tha me humor se piloti “ndoshta ishte pak i mërzitur”, por shtoi se manovra kërkonte aftësi të konsiderueshme pilotimi.

Avioni rezultoi plotësisht i sigurt për fluturime të tjera dhe piloti nuk do të përballet me masa disiplinore. “Avioni është kthyer në hangar dhe piloti tani është në ditën e tij të pushimit,” tha Barrett.

Nuk është hera e parë që pilotët përdorin trajektoren e fluturimit për të dërguar mesazhe. Në vitin 2020, një pilot në Austri shkroi në qiell mesazhin “Stay Home” (“Qëndroni në shtëpi”) gjatë pandemisë së COVID-19.

Video

148 nënshkrime kundër tij, Abdixhiku pezullon negociatat me VV-në për formimin e institucioneve Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëzimit të 148 nënshkrimeve të delegatëve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe kërkesës për shkarkimin e tij. Ai ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm të nisë menjëherë procedurat për organizimin e Kuvendit, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndërpresë angazhimet në negociatat për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke argumentuar se mandati i tij për të përfaqësuar partinë është vënë në pikëpyetje. Lajmi në komentin e parë

Dita e 46 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

13.7 milionë euro vetëm për bar, pemë dhe shkurre! Tenderin e autostradës Tiranë-Durrës e fiton “Fusha” Lexoje lajmin në linkun në koment⬇️

Nxehet situata në PD por kësaj here jo nga vapa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme