Opinion 17 May 2025, 14:19 Nga VNA

Pesë vjet pas shembjes së Teatrit, homazh për qytetarinë

Ndaje në Whatsapp
Pesë vjet pas shembjes së Teatrit, homazh për qytetarinë

Nga Ergys Mërtiri

Sot bëhen 5 vjet nga shembja e teatrit dhe, siç e kam parandjerë atë ditë, vendi gjendet i zhytur në një apati ku qytetari ka humbur çdo fuqi reagimi.

Dëshpërimi i asaj dite, por edhe i të tjerave më pas, nuk ka qenë më thjesht dhe vetëm për Teatrin, por edhe, dhe kryesisht, për realitetin ku jetojmë. Teatri ishte ekrani ku u shfaq e gjithë shëmtia, degjenerimi, paturpësia, hajdutllëku, poshtërsia, brutaliteti, barbaria e këtij pushteti, por edhe mëfshëtësia, pamënçuria, nënshtrimi, frika, cinizmi i një pjesë të madhe të shoqërisë sonë, e paaftë të reagojë për t’u shkarkuar nga pesha e atyre që i hipin mbi shpinë.

E kam thënë shpesh gjatë kësaj kohe se rrëzimi i Teatrit nuk ishte thjesht rrëzimi i një godine, as vetëm simboli i një shkatërrimi urban e kulturor që po i ndodh këtij qyteti, e as thjesht një vepër flagrante korruptive për të majmur klientët e qeverisë, por ishte një goditje për të gjunjëzuar shpirtin reagues dhe qytetarinë e kësaj shoqërie.

Teatri u rrëzua, jo vetëm për arsye perversive të një pushteti të kalbur e krimbur në korrupsion e zullume, jo vetëm për arsye fiksacionesh psikike të një njeriu të sunduar nga mllefet, por edhe për të terrorizuar çdo qytetar të këtij vendi. Videoja e shembjes së tij, e ngjashme me ato të rrënimit të objekteve të kultit nga Enver Hoxha, ishte një spektakël force me synim përcjelljen e mesazhit të frikës te votuesit e ardhshëm. Ajo video u filmua nga godina e Ministrisë së Brendshme dhe jam i bindur që ka rrjedhur në media, të paktën, me dijeninë e vetë Kryeministrit.

Sot Rama është më ilegjitim se kurrë, dhe kjo e bën të brishtë, pavarësisht se nuk ka një opozitë që ta rrëzojë. Gjithsesi, ai ia ka dalë të vrasë qytetarinë duke iu treguar njerëzve sesa të vegjël janë. Për këtë arsye, më shumë se një homazh për Teatrin, dita e sotme është një homazh për qytetarinë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme