Opinion 9 May 2025, 09:45 Nga VNA

Opozita, Non-Grata e Berishës dhe Pushteti

Ndaje në Whatsapp
Opozita, Non-Grata e Berishës dhe Pushteti

Opinion nga Dritan Lazarati

Në 19 maj 2021, Shqipëria sapo kishte dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Edi Rama kishte fituar mandatin e tretë radhazi dhe, këtë herë, kishte fituar vetëm. Opozita iu afrua marrjes së pushtetit më shumë se kurrë më parë që nga viti 2013.

Në vitin 2021, Berisha qëndronte në 21-katëshin ABA të Bashkim Ulajt dhe priste e përcillte të huaj, deputetë, Bashën, e të tjerë me radhë. Priste edhe diplomatë e ish-diplomatë. Të gjithë shkonin tek ai. Shkonin në PD, takonin Bashën e të tjerë. Por të gjithë shkonin edhe tek Berisha. Besohej se tek Luli shkonin më shumë për qokë, për institucionalizim të marrëdhënieve.

Shenjat ishin që pushteti i socialistëve kishte filluar ta tregonte kalbjen. Vendi kishte kapërcyer me sukses pandeminë (përveç tenderave hetimet e të cilave nuk dihet ku janë). Opozita vinte pas braktisjes së parlamentit dhe bojkotit të zgjedhjeve vendore, pra e zhveshur nga çdo pushtet dhe në kulmin e urisë.

Një krahasim i thjeshtë i parashikimit të Barometrit në Euronews Albania në javën e fundit përpara zgjedhjeve të 25 prillit dhe javën e fundit përpara zgjedhjeve të 11 majit, tregon:

(2021) (2025)

PS – 43% PS – 40.6%

PD – 36.8% PD – 30%

LSI – 5.8% Shqipëria Bëhet – 6.7%

Të tjera – 3% Mundësia – 4.4%

PS e Edi Ramës fitoi 74 deputetë, ose 52.85%. PD e Bashës fitoi 59 deputetë, ose 42.1%. LSI fitoi 4 deputetë ose 2.85% dhe PSD e Doshit fitoi 3 deputetë ose 2.14%.

Në atë kohë, PD dhe opozita ishte e bashkuar, izraelitët kishin rekomanduar shmangien e Berishës nga fushata, dhe opozita arriti në total 63 deputetë.

Që nga shpallja non-grata e Berishës e deri më sot, ndodhën shumë gjëra: Berisha u përjashtua, filloi Foltoren, organizoi sulmin më të shëmtuar ndaj PD-së fizikisht në 8 janar, mori partinë edhe ligjërisht, dhe drejton fushatën 2025. PD-së i kanë ikur dy grupe, sado të vockla: Basha e Alibeaj; koalicionit opozitar i ka ikur LZHK. Këto kanë aq pak vota sa si zor të ndikojnë në rezultat. Ndërkohë, janë shfaqur Shqipëria Bëhet, Mundësia, dhe Lëvizja Bashkë.

A është PD më pranë pushtetit sot? Në sondazhin më sipër për votën e 11 majit, PS, e konsumuar nga pushteti 12-vjeçar ka rënë me 3 pikë. PD, e konsumuar nga udhëheqja e Berishës ka rënë me thuajse 7 pikë.

Sali Berisha u shpall non-grata në maj 2021 dhe sipas Departamentit të Shtetit të SHBA ishte përgjegjës për përfshirje në korrupsion madhor. E shtjelluar më tej: përvetësim i fondeve publike, përdorimi i pushtetit për të pasuruar familjen dhe aleatët, mbrojtja e të tijve nga hetimet e pavarura dhe llogaridhënia pra pengimi i drejtësisë. Në fund, njoftimi i DASH shprehej: “kjo shpallje riafirmon përkushtimin e SHBA për të mbështetur reformat politike, kyçe për institucionet demokratike të Shqipërisë.”

Unë me “reformat politike” kuptoj mënjanimin e Berishës për t’i dhënë frymëmarrje opozitës shqiptare që ajo të sfidojë pushtetin e Edi Ramës. Yuri Kim, të cilën berishistët e shajnë e tallin, deri në fyerje, thoshte në vitin 2023: “Duhet të kemi një opozitë të vërtetë që jo vetëm ka ide dhe udhëheqësì, por që në fakt është e aftë të fitojë zgjedhje.” Mund të vazhdojmë ta shajmë Yuri Kim, por pyetja mbetet: a është opozita e aftë të fitojë zgjedhje? Këtë do ta shohim më 12 maj.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme