Opinion 16 Prill 2025, 17:16 Nga VNA

Duke heshtur për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil dhe i krishterë është shuar përfundimisht

Ndaje në Whatsapp
Duke heshtur për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil dhe

Paolo Farinella

Prift

“Izraeli nuk është një demokraci, ashtu siç nuk janë as SHBA-të apo Evropa, e as ne që kthejmë kokën nga ana tjetër”.

Prej tetëdhjetë vitesh, Perëndimi “civil,” vendlindja e së Drejtës, nuk ka denjuar të reagojë as me një të kollitur ndaj fatkeqësisë së Gazës dhe popullit palestinez, të cilëve prej tetë dekadash u grabitet toka – tokë që, ndër të tjera, iu njoh zyrtarisht nga OKB-ja; e njëjta OKB që, në të njëjtën kohë, i njohu Izraelit të drejtën për t’u “kthyer në shtëpi”. Një e drejtë natyrore, pas dëbimeve romake, përndjekjes së krishterë, shfrytëzimit katolik dhe genocidit shkencor të Hitlerit dhe Musolinit.

Gjithçka që Izraeli ka pësuar nga Perëndimi civil dhe i krishterë, ia ka kthyer palestinezëve dhe sot Gazës, me të njëjtin vullnet vrasës me atë të nazistëve: të shkulë përgjithmonë një popull nga toka ku ka lindur, nga e cila nuk mund të përfitojë as përkohësisht.

Tetëdhjetë vjet është jeta e një njeriu të fortë (Psalmi 90/89,10). 7 tetori u përsërit me vend e pa vend, për të pasur kredencialet që të mos dukemi si apriori të njëanshëm kundër Izraelit. Prej gjashtëdhjetë vitesh studioj Izraelin biblik, të cilin kam ditur gjithmonë ta dalloj nga qeveria izraelite – në krye të së cilës sot qëndron Netanjahu dhe nesër do të jetë dikush tjetër. Këtu nuk ka krematoriume, këtu zjarri sillet direkt në shtëpi, vetëm pse je palestinez, pra “abuzues” që qëndron padrejtësisht në “ha-Eretz Israel” – Tokën e Izraelit, dhuratë e Zotit, pasi më parë ajo u është marrë dhe u është grabitur Kanaanëve. “Toka jonë” dhe e askujt tjetër, në kundërshtim me çdo të drejtë natyrore dhe juridike.

Nëse qëllimi i Netanjahut është shkatërrimi i palestinezëve, si mund ta quajmë këtë ndryshe përveçse me të vetmin term që i bashkon të dy popujt “vëllezër binjakë,” pra: genocid. Deri më 7 tetor, kishte një logjikë të natyrshme në rezervimin e këtij termi për të vetmen vendimmarrje monstruoze, të programuar në mënyrë shkencore dhe politike, për “zhdukjen e një populli të tërë”. Tani, pas vendimit të qeverisë Netanjahu për ta kthyer Gazën në gërmadhë dhe për të zhdukur popullin palestinez, ai term i shenjtë dhe i përbuzur njëkohësisht, unik dhe i paprekshëm, bëhet “trashëgimi e njerëzimit,” pikërisht aty ku Izraeli kërkon të zhdukë “binjakun” e vet: genocid. Nuk ka mbivendosje, as letrare, por përputhje, historike, morale, të shënuar nga “hakmarrja shtatëdhjetë herë nga shtatë herë”.

Që nga momenti kur nisi masakra e Hamasit, më 7 tetor 2023, humba fjalët dhe nuk arrita, nuk munda të shpreh dot as zemërim, as revoltë, as emocion, as tronditje përballë pamjes së të rinjve të therur si dele — fajtorë vetëm pse donin të argëtoheshin, por në vendin e gabuar ama, që në parim. Nuk shkohet për të kërcyer në kufi me Gazën, si për të thënë: “këtu jemi ne zotë”. Çdo fjalë më thahej në gojë, ashtu siç iu tha gjuha hebrenjve në fyt kur u dëbuan në Babiloni (shek. VII p.e.s.), dhe torturuesit u thoshin: “na këndoni këngët e Sionit!”. Si mund të këndosh këngët e Zotit në një tokë të huaj? (Psalmi 137/136).

Ndoshta ata të rinj nuk e kishin imagjinuar se mund të hasin ndonjë rezistencë të çfarëdo lloji, sepse prej tetëdhjetë vitesh ishin mësuar, brez pas brezi, të dëbojnë banorët nga Bregu Perëndimor, të shkatërrojnë fshatra dhe pemë karube e fiq deti (simbolet më të spikatura arabe), për t’i zëvendësuar me vendbanime izraelite – duke e bërë të pamundur zbatimin e rezolutës 67/19 të OKB-së, të datës 29/11/2012, që njeh Shtetin Palestinez, në bashkëngjitje me rezolutën 2334/2016 të datës 23/12/2016, e cila i kërkon Izraelit t’i japë fund ndërtimit të vendbanimeve në territoret palestineze, përfshirë Jeruzalemin. Foli murit.

Perëndimi civil dhe ata që thirren në Zot apo në rrënjët e krishtera kanë shpallur zyrtarisht shuarjen e vet, e lidhur kjo ngushtë me fatin e Gazës: nga mali i pesëdhjetë mijë të vdekurve, pesëdhjetë e një me gjithë të vrarët hebrenj të 7 tetorit (të vdekurit nuk kanë ngjyrë — kanë vetëm dhimbje dhe vdekje!), gjenocidi i Shoah-së që vazhdon të thërrasë “Kurrë më / Për të mos harruar” dhe genocidi i palestinezëve (fëmijë, të rinj, gra, burra, pleq e madje edhe kafshë) na ndjek këmba-këmbës në udhën e hakmarrjes — dhe vetëm hakmarrjes — duke na kthyer te paralajmërimi i pastorit gjerman, Martin Niemöller (1892–1984), i cili në një predikim të vitit 1946 tha disa fjalë që duhen skalitur në tmerrin palestinez, në humnerën e Gazës dhe në turpin e 7 tetorit. Të gjitha të lidhura bashkë me një fill të kuq të errët, shenjë dhe simbol i një mëkati që nuk kursen askënd:

“Kain, ku është Abeli, vëllai yt? Gjakrat e tij (në shumës) më ulërasin nga dheu” (Zanafilla 4:10).

Çirret pastori Martin Niemöller:“Në fillim erdhën të marrin romët dhe unë u ndjeva mirë, ngase vidhnin ngapak. Pastaj erdhën të marrin hebrenjtë dhe unë heshta, se nuk i doja. Më pas erdhën për homoseksualët dhe u lehtësova, se më bezdisnin. Pastaj erdhën për komunistët dhe nuk thashë gjë, se nuk isha komunist. Derisa një ditë erdhën për mua — dhe nuk kishte mbetur askush që të protestonte.”

Edhe pse i vetëdijshëm se jam një zë i mbytur në shkretëtirën e atyre që llomotisin e komentojnë pa ditur asgjë, unë personalisht qëndroj pranë varrit të Jezusit, e ndiej turpin të më mbulojë, siç kam bindjen e palëkundur se Izraeli nuk është një demokraci, ashtu siç nuk janë as SHBA-të, as Evropa, as ne vetë, që bëjmë sikur nuk e shohim të vërtetën dhe ndërkohë që presim debatin e rradhës, kthejmë kokën nga ana tjetër - se palestinezët janë larg. Po Ukraina? “e dinim që do përfundonte kështu!”, se demokratët amerikanë nuk e mbajnë fjalën. Ky është fillimi i fundit — dhe fundi i të gjitha mashtrimeve.Ah, Evropë!

Publikuar në të përditëshmen italiane “Il Fatto Quotidiano” online më 15 prill 2025, me titullin: “Tacendo su Gaza e i palestinesi, l’Occidente civile e cristiano si è definitivamente estinto.”

Video

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër. Trump reagoi menjëherë duke thënë: “As mua nuk më pëlqen, dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Komentet kritike të Rudd ndaj Trump datojnë në vitin 2020, kur ai e kishte cilësuar atë në rrjetet sociale si “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimi u fshi më vonë, por duket se nuk është harruar nga presidenti amerikan.

Një tornado e fuqishme ka goditur rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy vinça gjigantë rrëzohen nga forca e erës, ndërsa dëmet materiale në zonat e prekura janë të konsiderueshme. Tornado e rrallë për këtë rajon ka shkaktuar panik në disa zona të periferisë së Parisit, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa situata të stabilizohet.

Një granatë dore e periudhë së Luftës ka shpërthyer sot në fshatin Gështenjas të Pogradecit, duke plagosur një 49-vjeçar. Gentian Yzellari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës me një mjet bujqësor ka aktivizuar aksidentalisht një granatë dore që ndodhej nën tokë. Si pasojë e shpërthimit, ai ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë. Yzellari po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po shqyrtohet mundësia e transportimit të tij drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Një avion i kompanisë Air China u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një bateri brenda në një çantë dore shpërtheu në flakë gjatë fluturimit. Incidenti ndodhi në një linjë ajrore që udhëtonte nga aeroporti i Hangzhou drejt Koresë së Jugut, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. Një pasagjer tha se dëgjoi një shpërthim të fortë disa sekonda para se të shpërthente zjarri në ndarjen e sipërme të bagazheve. Pavarësisht situatës së rrezikshme dhe tymit që mbushi kabinën, asnjë pasagjer nuk u lëndua, ndërsa piloti realizoi një ulje të sigurt emergjente. Kompania tha se po heton shkakun e incidentit dhe do të forcojë kontrollet për pajisjet elektronike në bord.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme