Opinion 10 April 2025, 10:13 Nga VNA

Në Emrin Tonë? Jo.

Ndaje në Whatsapp
Në Emrin Tonë? Jo.

Nga Genc Sejko

Medalja që Edi Rama mori nga presidenti i Izraelit nuk ishte një vlerësim për kontributin historik të Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore – një vlerë që i takon popullit shqiptar në tërësi – por ishte një dekoratë për qëndrimin aktual të një lideri të vetëm, në një konflikt ku shumë shtete kanë bërë thirrje për ndalim të dhunës dhe për mbrojtje të civilëve.

Pak ditë më parë, për të justifikuar qëndrimin e tij kryeministri iu përgjigj njërit prej komenteve të shumta që e kritikonin për medaljen që kishte marrë nga presidenti i Izraelit. “Kam humbur shumë pse mora një medalje nderimi në emër të Shqipërisë dhe popullit shqiptar, që ishte e merituar për Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe e vonuar?”, u shpreh ndër të tjera Edi Rama.

Por, nëse lexojmë me kujdes fjalën e presidentit izraelit gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljes, kuptojmë qartë se kjo deklaratë është e pavërtetë. Medalja nuk iu dha në emër të Shqipërisë apo të popullit shqiptar, por si shpërblim personal për qëndrimin e kryeministrit në mbështetje të politikave izraelite pas sulmit të 7 tetorit dhe për refuzimin për të dënuar ofensivën brutale në Gaza, pavarësisht thirrjeve të shumta ndërkombëtare për armëpushim dhe ndihmë humanitare.

“Ju refuzuat t’i nënshtroheni presionit ndërkombëtar dhe treguat një miqësi të thellë dhe mbështetje jetike për Izraelin,” deklaroi presidenti izraelit, Isaac Herzog.

Në median izraelite u pasqyrua qartë qëndrimi i Herzog sipas të cilit medalja u jepet individëve që “ndriçojnë botën me udhëheqje të jashtëzakonshme, qartësi morale, vlera demokratike dhe një miqësi të pathyeshme me popullin hebre dhe Shtetin e Izraelit”.

Pra, presidenti izraelit foli qartë: kjo ishte një medalje për një individ, për një qëndrim politik konkret, dhe jo për një komb. Jo për popullin shqiptar. Jo për Shqipërinë.

Kryeministri është në të drejtën e tij të mbështesë Izraelin. Është në të drejtën e tij të përkrahë një palë në një konflikt të përgjakshëm. Është në të drejtën e tij të heshtë përballë vrasjes së mbi 50.000 njerëzve në Gaza, nga të cilët mbi 70% janë gra dhe fëmijë. Ai është në të drejtën e tij të mos reagojë për vrasjen e mbi 1.500 foshnjave, për plagosjen e mbi 113.000 civilëve, për humbjen e jetës së më shumë se 1.060 mjekëve dhe infermierëve, për vrasjen e mbi 210 gazetarëve.

Por ajo që nuk është në të drejtën e tij, është ta bëjë këtë në emrin tonë. Nuk ka të drejtë të flasë në emër të të gjithë shqiptarëve. Dhe sigurisht, nuk ka të drejtë të flasë në emrin tim.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme