Opinion 2 April 2025, 17:12 Nga VNA

“O sa mirë me qenë hajdut!”

Ndaje në Whatsapp
“O sa mirë me qenë hajdut!”

Nga Agim Xhafka

Rastësisht kur po ndiqja lajmet në TV e po fliste Rama me një buf në krah të tij, po lexoja në një portal ikjen nga kjo jetë të Dionis Kotmelos ose Bertit siç e thirrnin, ish-kryebashkiaku i Korçës.

-Mos!-lëshova një dhimbje.

Gruaja që pandehu se po kundërshtoja ndonjë marri të Ramës, më tha:

-Si ke nerva dhe e dëgjon këtë!

Heshta pak dhe me telekomandë bëra ekskursion në gjithë kanalet televizive. Kudo Rama dhe te një ekran pashë Taulant Ballën duke ngrënë byrek, pranë mbante një gotë dhallë. O zot çfarë vendi i dhjerë që jemi, e shfryva me dashje fjalinë. Largohet nga kjo jetë një njeri mbushur me virtyte dhe ne sytë na shohin veç deformime njerëzore. Që janë kryeministër, apo ministër, apo deputet, apo hajdut a kriminel. Në një tavë rreshtohen të gjithë këta të bandës së veseve. Për Bertin asnjë fjalë. Hiç, heshtje.

Po kush qe ky njeri që na la? Ishte kryetar bashkie, por nga ata që për asnjë minutë nuk dallohej nga njerëzit e thjeshtë. Qëndroi 4 vite në atë zyrë, mbrojti bashkinë, gjykatën, arkivën e kadastrln nga dalldia e 1997 dhe sa nbaroi mandatin i tha jo propozimit për një mandat tjetër. U mblodh te shtëpia e vet që po rrënohej dita-ditës nga që nuk kishte financa për ta riparuar e jetoi 25 vjet rresht me pensionin modest. Që në se mjeku e lëshonte pak dorën për ilaçe Bertit do i duhej të hiqte vakte nga ushqimi. Populli e njihte, por e ripa që as portën e vjetër nuk mundi të ndërronte. Pati plot miq e vizitorë e me të gjithë u suall modest siç qe dhe siç jetoi. Së fundi një fondacion e kujdes për ushqimin e tij. Sikur nuk kishte qënë kurrë asnjë ditë kryetar bashkie.

Ngaqë këtë post sot e kapin banditët, kusarët, mafiozët, grabitqarët. Që nuk e kanë për gjë t’u blenë brekë mijra euro grave të tyre dhe të luajnë me miliona euro që zhvatin nga lejet e ndërtimeve dhe tenderat pa fund.

Korça dje rehatoi te varrezat një njeri fisnik. Një njeri model që duhej të bëhej frymëzim për gjithë shqiptarët. Çdo media për të duhej të fliste e të mos pushonte. Në fakt as e përmendi. Se sot njerëz si Berti quhen jashtë mode, jo trendi. Mjafton mos harrojmë këngën, o sa mirë me qënë shqiptar se shqiptari në gjak nuk kemi më. Në atdhe tani nuk ka më 1-2 hajdutë, por një hajdutëri, një sistem shushunjash që pi para e prona dhe që vjell shpifje e dëshpërim.

Berti ishte një. Duhej ta bënim 1001. E shumëzuam me 0, e kthyem, na ishte një herë një njeri model…

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme