Opinion 12 March 2025, 18:06 Nga VNA

Parti parlamentare apo banda parlamentare?

Ndaje në Whatsapp
Parti parlamentare apo banda parlamentare?

Nga Agim Xhafka

Sot në mesnatë dorëzohen në

KQZ listat me emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë më 11 maj. Si në gjithë fushat edhe për votime ia kemi arritur të jemi “krijues”. Askund në glob nuk ndesh një kod zgjedhor si i yni, ku 100% populli voton jo birin a bijën që do, por atë që i afrohet. Si dialogu:

-Keni sufllaqe me qepë?

-Jo, qepë nuk kemi, po e bëjmë me domate.

Politika shqiptare ka bërë studime të thelluara që kryetarët e partive të kenë gjithçka në dorë dhe deputetët e ardhshëm të gëzojnë me shumicë servilosjen dhe lëpirjen e kryetarëve. Nëpër kutitë e votimit njerëzit kanë para një listë të mbyllur e një të hapur. Që duket se po funksionon një demokraci e kulluar. Në fakt lista e mbyllur është si ai gardiani i burgut që ta cakton veç çelsi i tij ajrimin apo ngrënien e vakteve. Dhe lista e hapur është një truk që gjoja i jep liri zgjedhjes së votuesve. Por dhe këtë listë e harton lideri e në total nr i deputetëve që rrjedh nga kjo gjoja përzgjedhje nuk kap as 30 deputetë. 110 të tjerat i pjellin kryetarët. Ata janë materniteti i parlamentit shqiptar. Veç dy persona me lopatën e tyre “mbjellin” fidanët te ajo sallë që quhet kuvend. Ndaj janë seriozë e të palodhur që të zgjedhin persona me krime mbi kurriz, të lyer e ngjyer me korrupsion, tarafe që garantojnë besnikëri vote. Njerëz të manipulueshëm.

Kaq e qartë është kjo panoramë sa nuk ndesh kund debate për programe, seminare për rritjen e ekonomisë, trajnime për kujdes më të mirë shëndetësor, kthim në atdhe të forcës punëtore që këto vite ka ikur nga sytë këmbët. Të merr malli që pozitë e opozitë të bëjnë “duele” idesh e rrugëzgjidhjesh në ekranet e shitura shqiptare. Siç bën gjithë bota e qytetari ndërkohë dëgjon, mendon, voton. Pale që është ëndërr që dy kryetarët kundërshtarë të bëjnë debat. Ata veç shahen, fyen dhe hedhin në urrejtje gjysmën e shqiptarëve ndaj gjysmës tjetër. Tash e 35 vite.

Shqipëria me këtë kod zgjedhor prodhon deputetë që perëndi kanë kryetarin, jo popullin që i voton. Ky kod prodhon banda parlamentare, jo grupe parlamentare. Ndaj bojkotin edhe pse nuk e do njeri e imponon ky kod mafioz. Më mirë djepi bosh se djalli në të, është shprehja e mençur.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme