Opinion 12 Shkurt 2025, 19:56 Nga VNA

Kritika ndaj Institucioneve të Drejtësisë dhe rasti i Erion Veliajt: Një analizë e nevojshme

Ndaje në Whatsapp
Kritika ndaj Institucioneve të Drejtësisë dhe rasti i Erion

Nga Ola Xama

Nuk është tabu të kritikohet dhe as të vihen në pah mungesat dhe abuzimet që institucionet e drejtësisë së re kanë në raport me qytetarin. Madje po ta marrim nga poshtë, do të thoja se prokuroritë dhe gjykatat e rretheve nuk kanë ndonjë ndryshim të madh me kaluarën, me përjashtim të faktit që të duhet mesatarisht 1 dekadë që të marrësh drejtësi.

SPAK është vënë në qendër të debateve publike dhe kjo ka ardhur për shkak të punës konkrete që ka prodhuar por dhe se është institucion që është ngritur për të hetuar politikanët dhe zyrtarët e lartë dhe po nga ata do të sulmohet. Dy standardet e mbajtura në çështje të ndryshme, zvarritja e hetimeve për afera të mëdha korruptive, hetimi i politikanëve të rëndësishëm për çështje të dobta dhe pa peshë dhe raporti me respektimin e të drejtave të njeriut janë tema të cilat duhet të diskutohen nga të gjithë, përfshirë dhe kryeministrin.

Vetëm se këtu kemi një problem, nuk mund të flitet për çështje të paprovuara dhe rëndësinë e të drejtave të njeriut momentin që një nga zyrtarët me peshën më të madhe në Partinë Socialiste pret të dëgjojë vendimin e gjykatës nëse do të qëndrojë në qeli apo do të lirohet. Erion Veliaj është një nga personat më të privilegjuar të vendit dhe ka në dorë të gjithë instrumentat e mundshëm për të marrë drejtësi: mbështetje politike dhe mediatike, kalvarë me avokatë nga më të mirët, mundësi financiare për të kërkuar drejtësinë në të gjitha shkallët dhe vëmendjen e opinionit publik që do të mbajë nën presion drejtësinë për të parë me lupë çdo fjalë që do të shkruhet në vendimin e tij.

Ndaj viktizimi i Erion Veliajt apo kryetares së Komisionit të Ligjeve se po iu shkelen të drejtat nuk pi ujë. A ka raste të shkeljes së të drejtave? Patjetër që ka, me qindra mund të jenë dhe një pjesë janë ngritur si shqetësim dhe në media. E kur dëgjohen këto, si deputetët e Kuvendit të të gjitha forcave bashkë, si kryeministri, kanë në dorë instrumenta institucionalë për të rregulluar atë që nuk shkon. Deputetët kanë të drejtë të kërkojnë seancë dëgjimore me institucionet e pavarura dhe të shtrojnë çështje, ministria e Drejtësisë dhe e Financave ka po ashtu rrugë komunikimi me institucionet për t’i mbështetur me bazë materiale e për të garantuar një proces të rregullt, madje Kuvendi ka në dorë dhe ofrimin e nismave ligjore për të balancuar më mirë pushtetin që SPAK ka mbi Gjykatën.

Të gjitha këto mund të jenë për diskutim, por jo kur arrestohet Erion Veliaj. Veliaj del se ka përfituar në mënyrë të paligjshme të paktën në dy raste: pagesa udhëtimi nga një biznesmen që ka përfituar leje ndërtimi dhe një vilë në Qerret ku është e vërtetuar që e ka shfrytëzuar fundjavave. Ndaj kush pyet se ku janë provat e korrupsionit, këto janë provat. Të tjera dokumenta provojnë se Veliaj ka dhënë me firmën e tij drejtpërdrejt para publike për rrjetin e kompanive dhe OJF-ve që kontrolloheshin nga gruaja e tij. Dhe këtu nuk po flasim për fustane, por për monopolizimin e artit dhe kulturës në Tiranë, ku e ardhmja e çdo artisti varej nëse do të vendoste t’i lëpihej çiftit Veliaj-Xoxa.

Disa mund të thonë nuk ka prova, disa të tjerë mund të thonë se po merren me qindrakat përpara milionave euro që vidhen çdo ditë te inceneratori- siç mund të thuhet se SPAK ishte kursyer në veprat penale që ka regjistruar për personat nën hetim, sepse aty dilte dhe vepra e mashtrimit, fshehja e të ardhurave dhe evazioni fiskal. Të tjerë mund të thonë që numri i personave që duhet të japin llogari para drejtësisë duhet të jetë më i madh, se pagesa për rrjetin e bashkëshortes së tij kanë bërë dhe kompani oligarkësh të tjerë ose se nuk janë hetuar akoma milionat euro që ka përfituar vëllai.

Çdo gjë mund të thuhet, por një gjë është e sigurtë: Veliaj është rrezik për xhepat tanë të qëndrojë qoftë dhe një ditë të vetme në zyrën e tij dhe këtu unë jam me SPAK. Nëse duhet të jetë ose jo në burg gjatë kohës nën hetim mund të jetë debat për diskutim, por në zyrë jo. E sigurtë është që dhe sjellja e politikës karshi institucioneve të drejtësisë duhet të korrigjohet: nuk mund të sillet as opozita dhe as mazhoranca si në rrugë, pasi kanë në dorë të gjithë instrumentat për t’u dëgjuar, ankuar dhe për të përmirësuar sistemin.

Video

Për të denoncuar farsën zgjedhore , Sali Berisha ka paralajmëruar sot se PD do të botojë sërish një libër për vjedhjen e zgjedhjeve. Ky është libri i dytë i zi i zgjedhjeve pas atij të zgjedhjeve lokale të vitit 2023

? Rama rikthehet në zyrë pas pushimeve – paralajmëron goditje të re ndaj ndërtimeve pa leje! Pas tre javësh pushime, Kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në Kryeministri, ku ka zhvilluar takime me ministra dhe deputetë socialistë. Ndërkohë, pritet prezantimi i kabinetit të ri dhe mbledhja e Asamblesë Kombëtare së PS. Por paralel me lëvizjet politike, Rama ka publikuar pamje nga prishjet me fadromë në Kepin e Rodonit, duke theksuar se aksioni kundër ndërtimeve pa leje nuk do të ndalet për këtë paralajmëron masa të reja. ? Lind pyetja: Kush i lejoi këto ndërtime, që sot Rama detyrohet t’i shembë me fadromë?" https://www.vna.al/politika/pas-pushimeve-rama-rikthehet-ne-zyre-ndertimet-pa-leje-kercenon-me-fadr-i13626

?Pamje dramatike. Ushtria izraelite sulmon Spitalin Nasser në jug të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve fillestare, të paktën 15 palestinezë mbetën të vrarë, në mesin e të cilëve edhe gazetarë.

Rrugët e Londrës Perëndimore u mbushën me ngjyra dhe muzikë për ditën e parë të Notting Hill Carnival, festivali më i madh rrugor në Evropë. Muzikantë dhe kërcimtarë me kostume të shndritshme morën pjesë në paradë, duke sjellë një atmosferë feste dhe shumë argëtim. Dita nisi me J’ouvert, një traditë që fillon në orën 06:00 të mëngjesit dhe shënon hapjen e festimeve gjatë fundjavës së Bank Holiday. Rrugët u mbushën me bojë dhe pluhur ngjyrash, ndërsa tingujt e daulles dhe instrumenteve të ndryshme muzikore ndiqnin paradën.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme