
"Rrjetet sociale janë më të fuqishme se paratë"-kështu do të shprehej Donald Trump, asokohe kandidat në garën presidenciale për president të ShBA-vë, në vitin 2016. Kjo deklaratë kaloi pa shumë vëmendje, ndoshta edhe për shkak të fitores së tij, nga ku udhëhoqi ShBA-në si president përgjatë viteve 2017-2021. Por fuqia e rrjeteve sociale, sidomos Facebook, Instagram, Twitter (asokohe), u rikthye në vëmendje duke i bërë "kalë beteje" në fushatën elektorale të vitit 2020, sërish në garën presidenciale në ShBA, me rikandidimin e Donald Trump përballë Joe Biden. Në vitin 2020 Donald Trump humbi zgjedhjet presidenciale, garë zgjedhore shumë e diskutuar dhe kontestuar prej tij dhe mbështetësve të tij, të cilët e quajtën rezultatin si të manipuluar. Madje, asokohe, mendohet se sulmet ndaj Kongresin Amerikan, Capitol Hill u "frymëzuan" nga thirrjet e Donald Trump bërë në rrjetet sociale. Për shkak të protestave që u mbajtën në 6 janar 2021 në Kongresin Amerikan dhe ‘mbështetjes’ që Trump u dha atyre, ai u bllokua nga të gjitha rrjetet sociale që përdorte, duke filluar nga Twitter, Facebook, Instagram, Snapchat dhe YouTube. Si kundërpërgjigje Trump krijoi platformën e tij të quajtur "Truth Social", ai tha se: “platforma do të jetë bileta më e nxehtë në mediat sociale” dhe “do ta ripërcaktojë plotësisht lojën”. Në vitin 2023, pas pezullimit dy vjeçar ish Presidenti Trump u lejua të rikthehej në rrjetet sociale ‘Facebook’ e ‘Instagram’. një një deklaratë për media tha se kishte kuptuar që llogaritë e Trumpit nuk përbëjnë më rrezik serioz për sigurinë publike. Koha kalon dhe sërish vijnë zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve. Donald Trump, kandidoi për Partinë Republikane, përballë Joe Biden, por ky i fundit i tërhoq nga gara, dhe Trump u gjend në garë me Kamala Harris. Gjatë fushatës së tij ai përdori rrjetet sociale kryesisht ish Twitter ( e blerë tashmë nga Elon Musk) nën emrin X dhe Snapchat. Kjo platformë publikonte çdo lloj informacioni apo lajmi, duke mos vendosur asnjë lloj filtri verifikimi përkundrejt fact checking (verifikimin e fakteve që bënte kompania Meta). Fitorja e Donald Trump në krye të presidencës të ShBA-ve tregon ndër të tjera, mbështetur edhe nga sondazhet e shumta, fuqinë e mediave sociale sidomos në fushatat elektorale. Dhe prej dje, Kompania Meta, para betimit të Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë hedh poshtë procesin e fact checking (verifikimit të fakteve. Ndryshimet Kompania Meta, në pronësi të së cilës janë rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, njoftoi të martën se po heq programin e saj për verifikimin e fakteve nga një palë e tretë dhe se do t'a zëvendësojë atë me Shënimet nga Komuniteti (Community Notes), të shkruara nga përdoruesit. Ky do të jetë një model i ngjashëm me atë të platformës sociale X të miliarderit Elon Musk. Duke e filluar nga Shtetet e Bashkuara, kompania Meta do t'a mbyllë programin e saj për verifikimin e fakteve në bashkëpunim me ekspertë të jashtëm. Kompania tha se vendosi t’i japë fund këtij programi, pasi vetë ekspertët që verifikonin faktet kishin paragjykimet e tyre dhe sepse ishte shtuar shumë sasia e materialeve që duheshin verifikuar. Në vend të këtij programi, kompania Meta do të zhvendoset drejt modelit të Shënimeve të Komunitetit, që shfrytëzon mekanizmin e verifikimit të fakteve nëpërmjet mbledhjes së informacionit të kontribuar nga përdoruesit Fact checker-at e META-s janë organizata të pavarura të verifikimit të fakteve që bashkëpunojnë me kompaninë META (Facebook, Instagram dhe platforma të tjera në pronësi të saj) për të luftuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe keqinformimit në këto platforma. Këto organizata janë pjesë e International Fact-Checking Network (IFCN), e cila përcakton standardet e praktikave etike dhe profesionale për verifikuesit e fakteve. Si funksionojnë fact checker-at e META-s: 1. Identifikimi i përmbajtjes së dyshimtë: Algoritmet dhe përdoruesit raportojnë përmbajtje që mund të përmbajë informacione të pavërteta. 2. Verifikimi nga fact checker-at: Organizatat e certifikuara të verifikimit të fakteve shqyrtojnë përmbajtjen e raportuar duke përdorur burime të besueshme dhe metodologji të strukturuar. 3. Kategorizimi i përmbajtjes: Pasi përmbajtja të jetë kontrolluar, ajo klasifikohet si e rreme, e pjesshëm e saktë, ose e vërtetë, bazuar në rezultatet e verifikimit. 4. Ndikimi në përmbajtje: Nëse përmbajtja është cilësuar si e rreme ose mashtruese, META mund t'a kufizojë shtrirjen e saj (reach) në platformë. Një njoftim për verifikimin e fakteve shtohet në postim, që t'u tregojë përdoruesve rezultatet e verifikimit. Përdoruesit që kanë shpërndarë përmbajtjen mund të marrin paralajmërime për të. Shembuj të organizatave fact-checking: Disa nga organizatat që bashkëpunojnë me META-n janë: AFP Fact Check PolitiFact FactCheck. org Full Fact StopFake (dhe të tjera sipas rajoneve dhe gjuhëve). Kjo qasje synon të përmirësojë cilësinë e informacionit në platforma dhe të zvogëlojë përhapjen e keqinformimit që mund të ketë pasoja sociale dhe politike.