Opinion 24 Dhjetor 2024, 16:43 Nga VNA

Paqe dhe shpresë në një botë të trazuar

Ndaje në Whatsapp
Paqe dhe shpresë në një botë të trazuar

Në vitin 2005 kinematografia solli në vëmendjen e publikut një ngjarje të dhjetorit të vitit 1914 me filmin “Joyeux Noël”.

Dy grupe ushtarësh, në dy fronte të ndryshme, gjatë Luftës së Parë Botërore, gjermanë dhe britanikë, dëgjuan njëri-tjetrin duke kënduar këngë krishtlindjesh dhe bënë një armëpushim disa orësh duke u takuar në një hapësirë neutrale e duke festuar me njëri-tjetrin. I dimë pasojat katastrofike të dy luftërave botërore, ama ky fokus kinematografik na tregon se njerëzit duan të nxjerrin nga këto situata tragjike e të kujtojnë atë çka i përgjigjet më mirë dëshirës së thellë të njeriut: paqen.

Për ne të krishterët fëmija që lind, pra Jezusi, është Princi i paqes, ai që na jep paqen, por jo si e jep bota. Ai nuk na jep një armëpushim të përkohshëm, por një paqe që nuk mund të na e marrë askush, sepse është paqja e zemrës, është paqe që vjen nga lart dhe zë vend në shpirtin e atyre që e duan Hyjin. Natën e Krishtlindjes në të gjitha kishat tona do të jehojë fjala e Ungjillit dhe kënga e engjëjve: “Lavdi Hyjit në qiell e paqe mbi tokë njerëzve që ai i ka për zemër”.

Të dashur miq! U bënë disa vite që po asistojmë në konflikte të ashpra e tragjike për disa kombe, por që kanë prekur edhe shoqëritë tona, drejtëpërdrejtë apo edhe tërthorazi. Vetëm Zoti mund t’i garantojë njeriut një paqe që nuk mbaron, që nuk prishet e që nuk ndryshket. Larg Zotit, apo pranë një zoti që krijojmë ne në mendjen tonë, një zoti përjashtues dhe diskriminues, nuk do të ketë paqe kurrë. Zoti i luftës është gjithmonë një idhull që duhet refuzuar, kurse Hyji i paqes na është zbuluar në një foshnje hyjnore, në heshtjen dhe errësirën e një nate e u shfaqet atyre që kanë dëshirën dhe vullnetin ta ndjekin atë.

Në prag të këtyre Krishtlindjeve për ne të krishterët katolikë nis edhe “Jubileu i shpresës” që Papa Françesku e ka shpallur në maj të këtij viti me një letër drejtuar popullit të Hyjit me titull “Shpresa nuk turpëron”. Viti jubilar në vetë thelbin e tij ka takimin dhe pajtimin e njeriut me Hyjin dhe me të tjerët. Papa Francesku ka dashur t’ia kushtojë këtë Jubile shpresës, ndoshta sepse pikërisht ky virtyt është edhe më i plagosuri në shoqërinë e sotshme njerëzore në përgjithësi, por edhe ndër ne këtu në Shqipëri.

Paqja dhe shpresa janë dy fjalët që dëshiroj t’ju dorëzoj të gjithëve ju sot. Në rradhë të parë atyre që festojnë Krishtlindje, bashkësive të krishtera katolike dhe jo katolike. Janë dy fjalë dhe dy urime. Paqja është e mundur, sepse është premtuar nga Hyji e premtimi i Hyjit për ne bëhet shpresë që nuk turpëron, nuk zhgënjen, shpresë e sigurtë. Ai ka ardhur të na japë paqen që ne aq shumë e dëshirojmë e që kurrë nuk mbaron.

Paqja dhe shpresa vijnë nga Hyji, por zënë vend më së pari në zemrën e njeriut e vazhdojnë në familje duke u përhapur edhe në shoqëri e në mbarë botën. Paqe dhe shpresë uroj për më të varfërit, për të vetmuarit, për të burgosurit dhe të sëmurët e spitaleve apo familjeve tona, për të papunët, për viktimat e padrejtësisë dhe të diskriminimit në shoqërinë tonë, për të ndrydhurit dhe të pamotivuarit, për të rinjtë dhe familjet.

E këtë paqe e shpresë ia uroj sot të gjithë shqiptarëve kudo që janë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi e nëpër botë. Paqe dhe shpresë uroj dhe lutem sot për Ukrainën, Lindjen e Mesme, Afrikën, Azinë dhe Amerikën latine. Paqe dhe shpresë uroj sot për çdo zemër të plagosur, por që kërkon të jetojë jetën që Zoti i ka dhënë.

Përshumot Krishtlindja dhe Viti i Ri 2025! Jubile të bekuar të gjithëve!

Nga Dom Gjergji 

Video

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme