Opinion 28 Nëntor 2024, 21:12 Nga VNA

Shqiponja në flamur/ Lidhja e fortë midis emrit të shpendit dhe identitetit kombëtar

Ndaje në Whatsapp
Shqiponja në flamur/ Lidhja e fortë midis emrit të shpendit dhe

Nga Ilir Ciko

“Do as your eagle does: she flies high, but never forgets the nest.” ~Pope Francis, Tirana, 2014.

Shqiponja e Malit / The Golden Eagle / Aquila Chrysaetos

Shqipëri, Nëntor 2024

Shqiponja e malit, admirohet në gjithë botën dhe është simboli kombëtar apo pjesë e flamurit të disa vendeve, përfshirë Gjermaninë, Meksikën, Afganistanin, Rumaninë etj. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk ka një lidhje aq të fortë midis emrit të shpendit dhe atij të vendit, identitetit kombëtar, historisë dhe atij të gjuhës, si në rastin tonë. Sikurse ka një vend të vetëm në botë, që kudo njihet si toka e shqiponjave.

Zgjodha për të përshëndetur të gjithë miqtë me rastin e Ditës së Flamurit me një foto të shpendit tonë kombëtar, të fotografuar duke fluturuar krejt në liri vetëm pak ditë më parë mes bjeshkëve të bukura të Shqipërisë prej një distance të afërt që druaj se vështirë do ma sjellë fati sërish ndonjëherë. Mes shumë fotosh, përzgjodha këtë profil pasi shpalos madhështinë dy metroshe të krahëve dhe nxjerr mirë në pah mes mistikes së portretit tiparin kryesor të shqiponjës së malit që e dallon në mënyrë të veçantë e krejt të pagabueshme nga të gjitha llojet e shqiponjave të tjera: Kreshtën e praruar ngjyrë ari, të feksur nga rrezet e diellit të mëngjesit, e cila i jep dhe emërtimin e saj në gjuhën angleze (golden eagle), e që herë pas here përdoret si emërtim dytësor edhe në shqip, si shqiponja e artë (ndonëse vetë preferoj atë parësor që emblematikisht e shoh më domethënës në lidhjen e shpendit me malet e Shqipërisë).

Gëzuar të gjithëve Ditën e Flamurit!

Video

Ish-deputeti Plarent Ndreca mbërrin në GJKKO ku pritet të shpallet vendimi lidhur me një kerkesë të Erion Veliajt për afatet e paraburgimit.

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme