Opinion 23 November 2024, 21:07 Nga VNA

Altin Dumani tregoi dje se çfarë do të thotë të jesh një funksionar i përgjegjshëm

Ndaje në Whatsapp
Altin Dumani tregoi dje se çfarë do të thotë të jesh

Nga Ergys Mërtiri

Altin Dumani tregoi dje në intervistën e tij në RTSH se çfarë do të thotë të jesh një funksionar i përgjegjshëm. Ai reflektoi kulturën e shtetarit të aftë të ngrihet në lartësinë e detyrës së tij. Ai demonstroi profesionalizëm, përkushtim, përgjegjshmëri dhe nivel të lartë etike, qytetarie, modestie, vetëpërmbajtjeje e sinqeriteti.

Përballë akuzave banale të bëra nga armiqtë e SPAK-ut, të mbushura me gjuhë ordinere shpifjesh, linçimesh, fyerjesh nga më të fëlliqurat, ai vuri si pasqyrë qytetarinë, duke treguar para shqiptarëve kontrastin e thellë me ta, çfarë ishte vërtet shkatërruese për ta.

Lufta që opozita ka hapur me Dumanin është vetëvrasëse. Duke akuzuar për korrupsion, pa asnjë provë, pikërisht ata që sot janë nën akuzë për pasuritë e tyre përrallore të krijuara duke abuzuar me detyrën, në fakt thjesht godasin me kokë një mur të pathyeshëm.

Sigurisht, SPAK ka akoma shumë për të bërë dhe shumë gjëra për të korrigjuar, por ai është i vetmi institucion që po punon me përgjegjësi, pavarësi e profesionalizëm, duke ua futur të dridhurat të gjithëve, majtas e djathtas. Pikërisht për këtë arsye, ai edhe po luftohet egërsisht nga qeveria dhe opozita bashkë. Ndërsa Berisha akuzon me gjuhën e tij ordinere, Rama e pengon institucionalisht duke ngritur edhe komision parlamentar kundër tij.

SPAK-u ka bërë që, për herë të parë në 34 vjet, të vihen në bankën e të akuzuarve njerëz të paprekshëm, të paimagjinueshëm se mund të merreshin ndonjëherë në hetim. Për këtë arsye, ai është e vetmja mënyrë që disa njerëz, që mbajnë peng prej dekadash këtë vend, të mund të shkulen nga politika për të dhënë llogari para drejtësisë. Kjo bën që SPAK-u të jetë i vetmi institucion që jep shpresë se diçka në këtë vend mund të ndryshojë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme