Opinion 16 November 2024, 19:33 Nga VNA

Sofistikimi i krimit dhe operacioni i SPAK/ Si po bëhen shqiptarët liderë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës

Ndaje në Whatsapp
Sofistikimi i krimit dhe operacioni i SPAK/ Si po bëhen shqiptarët

Operacioni i drejtuar nga SPAK, që zbuloi një grup të rëndësishëm ndërkombëtar të trafikimit të kokainës, i përbërë nga shqiptarë dhe shtetas të Amerikës Latine, është i rëndësishëm për disa arsye:

Së pari, sepse sasia e kokainës që ky grup trafikonte në Shqipëri dhe më pas shpërndante në rajon dhe në BE ishte e madhe. Aktualisht, janë sekuestruar 48 tonë lëkurë gjedhi, mes të cilave ishte fshehur lënda e parë e kokainës. Sasia e lëndës së parë që pritet të zbulohet mes lekures pritet të kalojë 500 kg. Procesi i përpunimit të mëtejshëm mund të sillte tonë të tëra kokainë të formuara prej saj.

Së dyti, ky operacion nxjerr në pah sofistikimin e grupeve shqiptare dhe kapacitetin e tyre, jo vetëm për të transportuar sasi të mëdha të lëndës narkotike, por edhe për ta përpunuar atë, duke përfituar nga ekspertiza më e mirë e 'mjeshtrave' kolumbianë dhe venezuelianë. Laboratori i përpunimit në Qerek të Fushë-Krujës ishte ndërtuar në mënyrë strategjike, shumë afër aeroportit ndërkombëtar të Tiranës. Si pasojë, hetimet kanë qenë të vështira, veçanërisht monitorimi nga autoritetet me dronë, për shkak të pozicionit të tij.

Së treti, sepse grupi i identifikuar pas këtij aktiviteti kriminal sjell emra të rinj në botën e krimit, të paidentifikuar më parë. Kjo tregon se një gjeneratë e re e krimit të organizuar shqiptar po ngrihet, e cila e sheh aktivitetin kriminal si një mundësi biznesi, duke u ndihmuar nga mundësitë e reja të transportit, komunikimit dhe globalizimit në përgjithësi.

Së katërti, është inkurajuese që SPAK e ka drejtuar dhe ekzekutuar këtë operacion i vetem, dhe jo thjesht si mbështetëse të agjencive të tjera ndërkombëtare. Kjo jep shpresë se, të paktën, ka hapa pozitivë nga drejtësia në luftën kundër krimit, pavarësisht sofistikimit të tij.

Nga Fatjona Mejdini

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme