Opinion 29 October 2024, 20:15 Nga VNA

Deputetët demokratë mes protestës dhe dialogut: Një qasje e re për PD-në?

Ndaje në Whatsapp
Deputetët demokratë mes protestës dhe dialogut: Një qasje e

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe disa deputetë demokratë nuk ishin sot të pranishëm në protestën e opozitës, ku u bllokuan të paktën 6 akse të rëndësishme në gjithë Shqipërinë.

Gazment Bardhi, i shoqëruar nga Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Zheni Gjergji dhe Ina Zhupa, “braktisën” protestën për të marrë pjesë në një takim me eurodeputetët që ndodhen në Shqipëri për një vizitë dhe takime rutinë. Përveç faktit që skenografia i vendosi në krah të Fatmir Xhafajt dhe deputetëve të tjerë socialistë, deputetët demokratë u ballafaquan me vlerësime pozitive nga eurodeputetët për qeverisjen dhe herë pas here edhe me ndonjë kritikë për kaosin e shkaktuar në parlament.

Nuk është e thënë që PD të bojkotojë një takim me eurodeputetët, por a mund të ndodhë që 6 deputetë të saj të mos mbështesin ata që kanë ftuar në mosbindjen civile dhe të ulen rehat në një mbledhje burokratësh të Strasburgut? Ndoshta do të ishte e udhës që PD të dërgonte një përfaqësues dhe të mbante një qëndrim përpara delegacionit të parlamentit europian e t’i orientonte energjitë e saj tek protesta e paralajmëruar.

Në mos, një pjesë e deputetëve të saj ndoshta e kanë kuptuar se rruga e protestave pa rrugëzgjidhje nuk të çon askund. Si një mënyrë e provuar shumë herë dhe që nuk ka sjellë kurrë rezultat. Ndoshta këtë herë, Gazment Bardhi dhe deputetët që e mbështesin kanë zgjedhur një mënyrë tjetër të të bërit opozitë, atë të dialogut dhe paqes me ndërkombëtarët. Duke zgjedhur një alternativë tjetër nga kaosi dhe mosbindja civile, si një mënyrë për të treguar se të bashkuar në diversitet tashmë është fakt dhe jo parrullë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme