Opinion 23 Tetor 2024, 18:00 Nga VNA

Arroganca dhe përçarje/ Plani i ri tatimor i Ramës ndaj informalitetit

Ndaje në Whatsapp
Arroganca dhe përçarje/ Plani i ri tatimor i Ramës ndaj

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit. Pa i hyrë analizës se sa herë ka ndërtuar e “zbatuar” plane ndaj informalitetit Rama me qeveritë e tij pas 2013-ës dhe pse pa dhënë llogari se pse i kanë dështuar, pa shpjeguar pse reformat e pensioneve, ku më e mira siç është pas deklaruar ka qenë ajo që u krye kur Erjon Velia ishte Ministër I Punës, kryeministri e ka gjetur të udhës të luajë përsëri rolin e “të fortit”, arrogantit dhe përdoruesit të gjuhës përçarëse për të hedhur barrën e dështimeve të qeverive të tij tek taksapaguesit.

-          Përçarja e parë është ajo që përpiqet të bëjë në mes sipërmarrësish punëdhënës dhe punëmarrësve me argumentin e mosdeklarimit të pagave reale, por pa argumentuar që pse prej 12 vjetësh nuk funksionon në mënyrë efektive inspektoriati i punës dhe autoriteti tatimor për të mos lejuar situatë të tillë. Kujtojmë që dhe në prag të reformës së pagës në administratë përdori po gjuhën e të “shqetësuarit për vegjëlinë” që paguheshin pak dhe e gjithë retorika e tij përfundoi në rritje page për veten e tij, deputetët, ministrat e presidentin, duke i bërë qeveritarët ndër më të paguarit në Ballkan.

-          Përçarja e dytë është ajo që përpiqet të bëjë ndërmjet kontribuesve dhe përfituesve nga skema e pensioneve, duke i akuzuar deri për grabitje për mospagim sigurimesh dhe duke dashur të krijojë përshtyjen se pensionet janë mjerane për shkak të pjesës së popullsisë që punon dhe kontribuon për të mbajtur në këmbë këtë skemë që qeveritë e tij janë të paaftë ta menaxhojnë. Ndërkohë nuk thotë asgjë për e emigracionin e lartë të popullsisë në moshë pune të shkaktuar nga keqqeverisja e tij që është përkthyer në mungesë kontributesh në skemën e pensioneve. Nuk thotë asgjë as për harxhimet e parasë publike nëpër koncesione në fushën e mjekësisë apo shtrenjtësinë në tregun e farmaceutikës, mungesën e medikamenteve nëpër spitale (mjafton të përmendim skandalin e Onkologjikut) etj., etj., që e bëjnë jetën super të shtrenjtë për pensionistët dhe e shndërrojnë pensionin në të pamjaftueshëm.

-          Përçarja e tretë është edhe më e rëndë sepse kalon në sferat e shkeljes së kushtetutës, pa përmendur shkelmimin që i bën traditës së popullit shqiptar. Rama shprehet: “Nëse duam të shtojmë pensionet, edhe nëse i shtojmë në mënyrë të njëanshme, nuk i shtojmë dot sa duhet nëse nuk futet në lojë pala tjetër, që janë sipërmarrësit. Kur të shkoni te dera e botës tjetër, ku nuk ka karta krediti dhe nuk funksionon leku në dorë, do të dalë Shën Pjetri dhe kur t’i thoni se çfarë keni bërë. Qoftë edhe për këtë moment, ato që u takojnë pensionistëve nuk duhet të diskutohen. i falen Allahut 5 herë në ditë dhe nuk i paguajnë sigurimet shoqërore ashtu siç duhet”.Pra Rama evazionit i ka mveshur petk fetar duke shënjestruar një ndër besimet e popullit shqiptar. Nuk e dimë nëse me këtë ka dhënë sinjalin që do shënjestrojë në mënyrë përzgjedhëse kontrollin e bizneseve me drejtues apo pronarë vetëm të këtij besimi fetar, dhe më më pas ndëshkojë me burgim siç kërcënoi këtë pjesë të popullsisë. Nuk e dime nëse kjo është hakmarrja e tij për kundërshtimin që mori për idenë e shtetit Bektashi (që për hir të së vërtetës u kundërshtuar nga të gjitha palët e ngjyrat). Por edhe vetë Rama duhet të jetë i qartë që tek Shën Pjetri do të japë dhe ai llogari. Nuk e dimë si do i dalë llogaria për korrupsionin që kanë krijuar qeveritë e tij në këtë vend.

Video

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Nga Brukseli, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri me dije se vendi i tij nuk do t’i bashkohet nismës amerikane "Bordi i Paqes", pasi “është jashtë kornizës së OKB-së dhe nuk ka përfshirë Palestinën”. Videocredits: DW

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme