Opinion 3 October 2024, 19:26 Nga VNA

Puçi i Spiropalit me Gjykatën Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Puçi i Spiropalit me Gjykatën Kushtetuese

Lajmi që publikuam dy ditë më parë mbi shkeljen e Kushtetutës nga Kryetarja e Kuvendit, në lidhje me shpalljen e vakancës për një nga pozicionet e lira në Gjykatën Kushtetuese, kaloi pa shumë jehonë në media. Për të qenë i sinqertë, as mua nuk më habiti shumë. Ndoshta kjo sepse jemi tashmë të kalitur me manovrat gllabëruese të kësaj maxhorance. Pas konsultimeve të gjata me juristë të ndryshëm, do të përpiqem të shpjegoj sa më qartë dhe thjesht atë që po “qëndis” Elisa e Skënderbeut.

Mandati i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është, në thelb, një periudhë 9-vjeçare, e pandërprerë dhe pa të drejtë ripërsëritjeje apo rikandidimi. Kur flasim për mandat, kemi parasysh postin, karrigen e Gjykatës, jo individin që e mban atë. Ngjan, në fakt, me mandatin e një deputeti, me të vetmin dallim se ky i fundit është për katër vjet. Në rast se një deputet largohet dhe zëvendësohet, personi që e zëvendëson vijon me pjesën e mbetur të mandatit të tij. E njëjta logjikë zbatohet edhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Po ku qëndron dredhia e Spiropalit? Zonja Spiropali ka shpallur vakancën për Elsa Toskën, e cila u emërua në vitin 2019, por në fakt, zonja Toska e ka marrë këtë post duke zëvendësuar zotin Kristo, i cili ishte zgjedhur në detyrë në vitin 2016. Si pasojë, mandati i kësaj vakance përfundon në vitin 2025 dhe jo në 2028, siç pretendohet. Ajo që është më shqetësuese është se ekspertët ligjorë në Parlament ia kanë vënë në dukje shkeljen zonjës Spiropali, por kjo e fundit ka zgjedhur t’i injorojë dhe të vendosë të shkelë Kushtetutën. Thënë ndryshe, deliri i Elises, që profesionin e parë dhe aktual ka servilosjen ndaj shefit, zgjodhi t’i shërbejë interesave të Edi Ramës. Njerëzit mund të qeshin dhe tallen kur Elisa ndërron kostumet dhe i mban ison Kryeministrit në publik. Por ky është rasti kur ata që kanë përgjegjësi politike duhet të reagojnë me seriozitet. Jo ndaj Elises. Spiropalizimi nuk meriton respekt. Por të paktën, Kushtetuta meriton të mos trajtohet si lecka që Elisa përdor për të fshirë djersën e statujës së Skënderbeut të saj. Elisa, si individ, mund të zgjedhë të luajë sipas dëshirës së kryeministrit Rama. Por, si kryetare e Kuvendit, zonja Spiropali ka për detyrë të respektojë me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Ajo qëndron në majën e piramidës institucionale të ligjbërjes, jo në prehrin e kryeministrit. Nga Genc Sejko

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme