Opinion 30 September 2024, 20:12 Nga VNA

Opozita, dinamika të reja, aksione të njëjta..

Ndaje në Whatsapp
Opozita, dinamika të reja, aksione të njëjta..

Nga Denada Kola Jushi

Opozita, në këto 11 vite, ka provuar të gjitha mënyrat e reagimit, por ajo që ka dominuar ka qenë bojkoti.

Bojkot në parlament, duke përfshirë djegien e mandateve.

Bojkot në zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Bojkot në reformën territoriale.

Bojkot në komisione.

Sot, gjashtë muaj para zgjedhjeve, me liderin e tyre në arrest shtëpie dhe deputetin Ervin Salianji në burg, opozita shkon sërish në bojkot parlamentar dhe mosbindje civile.

Sa i ka vlejtur opozitës bojkoti në këto tre mandate?

Çfarë do të jetë ndryshe kësaj here?

A ka opozita një strategji afatgjatë?

Nëse Rama nuk plotëson kërkesën për qeveri teknike, cilët janë skenarët e opozitës?

Sërish bojkot?

A garanton qeveria teknike zgjedhje të lira?

A i garantoi në 2021?

Këto janë disa çështje që opozita duhet t'u japë përgjigje, por faktet deri sot kanë treguar se sa herë opozita ka bojkotuar, fituesi ka qenë një dhe vetëm një – Kryeministri Edi Rama.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme