Opinion 8 Shtator 2024, 10:59 Nga VNA

Çudirat tona identitare (Provokues allegro...)

Ndaje në Whatsapp
Çudirat tona identitare (Provokues allegro...)

Është modë tashmë në Shqipëri që çdo dasëm e ka kulmin e vet te hyrja e djemve e vajzave me kostume popullore të zonës përkatëse, me tupana etj etj., Po ashtu nusja e dhëndërri në një farë pike vishen me rrobat tradicionale e gjjthçka përmbyllet me një flamur gjigand të çarë në mes ku gjendet çifti duke kërcyer nën tingujt e këngës "Xhamadani vija vija". Ndërkohë kemi kërcyer gjithë kohën mbi kryet e prerë të Ali Pashës e mbi vrasje e premje të heronjëve tanë në shekuj. Dasma, që është festa e dashurisë, kthehet në rast mburrjeje për bëmat e heronjëve lokalë apo kombëtarë. Sikur t'u linim pak më shumë vend notave të dashurisë në dasmat tona nuk do të ishte keq.

Po ashtu nuk mungon një koreografi e ngjashme në stadiumet tona apo edhe kur jemi në transfertë, ku përveç plisave e flamurëve jehon kënga "Mora fjalë". Një ndeshje futbolli kthehet në arenë shpërfaqjeje të gjesteve dhe këngëve luftarake. Në fakt asnjëherë nuk e kam kuptuar se ç'punë ka kënga për Adem Jasharin në një ndeshje futbolli fjala vjen me Islandën.

Nuk është e vështirë të gjesh edhe njerëz të shuguruar, meshtarë apo motra, që ekzaltojnë aspektin identitar nacionalist me anë të simboleve kombëtare duke bërë reels-a apo duke u bërë viralë me një gjest, një këngë apo të mbështjellë me flamurë kombëtarë. Kjo e bën religjionin në një farë mënyre një lloj instrumenti nacionalist çka nuk ka lidhje fort me natyrën e religjionit.

Po aq problematik është edhe përdorimi nacionalist i Nënë Terezës. Në fakt ajo nuk u bë e famshme pse ishte shqiptare, por për atë çka bëri dhe për modelin e përkushtimit që ajo tregoi me jetën e saj e të motrave të saj duke u kujdesur për të varfërit në rrugët e Kalkutës në Indi e më pas në të gjithë botën.

Për të mos folur atëherë kur religjionet përdoren si fakt politik për të përqafuar njërin apo braktisur tjetrin në emër të etnisë, shqiptarisë apo të përkatësisë evropiane. Për këtë të fundit gjithsesi do të kemi rast të flasim më shtruar shumë shpejt.

Në të gjitha rastet e sipërpërmendura, por mund të ketë edhe raste të tjera, simbolet kombëtare kthehen në dekor duke zbehur kështu fuqinë e tyre. Simboli nuk është dekor. Simboli ka fuqi shprehëse kur është në vendin e vet dhe në kohën e vet, por kurrsesi nuk mund të jetë dekor, çka do të thotë dytësor. Të gjithë pak a shumë biem në këto gracka që për mendimin tim janë shprehje të një identiteti ende të paqartësuar. Mëshimi mbi një gjë i ngjan rastit kur je në shkollë e mësuesi ngulmon me ty se duhet të fokusohesh te një lëndë e veçantë se aty ke mangësi.

Ndërkohë nga ana tjetër ne jemi ndër vendet e fundit me standarde demokracie në Evropë, me një nivel arsimor që rankimi i Pisa-s e ka nxjerrë për faqe të zezë. Reagojmë pak ose aspak ndaj krimit të organizuar apo edhe sporadik, po ashtu edhe ndaj padrejtësive sociale duke treguar një nivel të ulët vetëdije shoqërore. Ne jemi ato që kemi prerë e djegur pyjet tona, kemi braktisur vendin, nuk hedhim mbeturinat aty ku duhet dhe shmangim taksat sa të mundemi. Ne kemi një nivel të ulët solidariteti me të varfërit e të mënjanuarit e shoqërisë tonë. Jemi po ata që ndosim akustikën me volumin e zërit në dasmat tona, lëmë stadiumet për faqe të zezë kur mbaron ndeshja e kështu me rradhë.

Edhe në këto çështje tregohet patriotizmi dhe atdhedashuria e jo vetëm në valvitjet e flamurëve nëpër dasma e stadiume apo me plisat në krye e me veshjet tradicionale nëpër qoka. Mungesat që kemi në standardet e mësipërme nuk mund t'i mbulojmë as me flamuj gjigandë e as me britjet "O sa mirë me qenë shqiptarë!".

Dashuria për njëri-tjetrin është atdheu i vërtetë!

Të djelë të bukur!

D. Gjergji

Video

Zjarr në një pallat në Lushnjë, evakuohen banorët – një grua e lënduar Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pallat në qytetin e Lushnjës, duke shkaktuar panik dhe kaos mes banorëve. Sipas raportimeve nga vendngjarja, zjarri ka rënë në një biznes në katin e parë të godinës, si pasojë e një defekti në kabinën elektrike. Përhapja e tymit në të gjithë pallatin 15-katësh detyroi evakuimin e banorëve, disa prej të cilëve u larguan nga ballkonet e apartamenteve. Një grua ka pësuar asfiksim dhe është transportuar në spital për trajtim mjekësor. Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për shuarjen e flakëve.

Një ngjarje tragjike ndodhi në Lisbonë, ku një toreador dhe një spektator humbën jetën gjatë një ngjarjeje me dema në arenën Campo Pequeno. 22-vjeçari Manuel Maria Trindade sfidoi një dem rreth 700 kilogramë duke hyrë në arenë, por kafsha e sulmoi me shpejtësi, e ngriti në ajër dhe e përplasi për muri, duke i shkaktuar plagë fatale. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik portugez.

Pamjet nga vendngjarja e aksidentit në Korçë Kjo është biçikleta me të cilën po lëvizte viktima e aksidentit të regjistruar sot pranë fshatit Voskop në Korçë. Ajo është identifikuar si Afërdita Elezi, 50 vjeç, banuese në Korçë. Njoftimi i plotë i Policisë: Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. https://www.vna.al/kronika/makina-perplas-per--kembesoren-ne-korce-i13698

? Zjarri në pyllin e Poros jashtë kontrollit! Zjarri në fshatin Akërni vijon aktiv prej më shumë se 24 orësh, ndërsa situata është kritike, me flakët që përparojnë dhe djegin masive pyjore, kryesisht me pisha, duke u afruar drejt zonës së hidrovorit në njësinë administrative Novoselë. Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, njësitë e zonave të mbrojtura, emergjencat civile dhe forcat e armatosura. Operacioni i fikjes mbështetet edhe nga ajri, me helikopter që merr ujë nga deti dhe e hedh mbi flakë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme