Opinion 17 Korrik 2024, 13:13 Nga VNA

Pse qahen më shumë ata që hetohen më pak?

Ndaje në Whatsapp
Pse qahen më shumë ata që hetohen më pak?

Pse qahen më shumë ata që hetohen më pak?

Nga 41 zyrtare publike të regjistruar nga SPAK për hetime, vetëm 3 prej tyre mendohet që vijnë nga opozita dhe 38 të tjerë nga mazhoranca aktuale. Ne shifra më të thjeshta, raporti është 7% nga Opozita kundrejt 33% nga Maxhoranca. Atëherë si ka mundësi që perceptimi i mbështetësve të opozitës të jetë kaq i manipuluar dhe i keq orientuar?

Për të kuptuar se si po ndryshon perceptimi i publikut në përgjithësi ndaj politikës dhe SPAK nuk ka nevojë as për sondazhe të kushtueshme dhe as për analistë të pa-varur nga mazhoranca apo opozita. Për këtë mjafton një vëzhgim në rrjetet sociale, atje ku njerëzit, disa prej të cilëve të fshehur pas anonimatit, shkruan atë që mendojnë dhe provojnë dhe jo atë që u kërkon drejtori i administratës.

Kjo ka ndodhur edhe me daljen e fundit të kreut të SPAK në seancën plenare të kuvendit ditën e hënë. Kurthi i mazhorancës dhe arroganca e opozitës u munduan ta vendosin Altin Dumanin në pozitë të vështirë. Dhe nuk është kaq e vështirë që njerëz që të vetmen punë në jetën e tyre kanë retorikën politike të vendosin në vështirësi një prokuror që jetën e vet ja ka kushtuar hetimeve dhe drejtësisë. Edhe pse gjuha e një prokurori mund të jetë e drunjtë për shkak të profesionit, po kaq e dalë boje është retorika e deputetëve të opozitës që shfaqen si “të fortët” e lagjeve para drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme në publik, me bekimin e deputetëve te mazhorancës.

Publikut shqiptar nuk i duhet shumë për të kuptuar se si është e vërteta, se kush punon dhe kush vjedh, kush mashtron dhe kush perpiqet të bëjë diçka të mirë. SPAK nuk është institucion i pagabueshëm, as perfekt madje. Por kur të majtë e të djathtë, ata që çirren ditën e puthen natën bëhen bashkë në përpjekje për të denigruar Prokurorinë e Posaçme diçka jo e mirë po gatuhet. Ndaj jo më kot çdo sondazh, qoftë dhe ata të bërë dje tregojnë rritjen e perceptimit për SPAK është tregues se fabula që politika përpiqet ti imponojë publikut nuk zë vend.

Çdo mendje normale, pa interesa direkte me krimin dhe korrupsionin, çdo qytetar që jeton me djersë dhe dinjitet e kupton shumë mirë që e vetmja gjë pozitive që po i ndodh shoqërisë tonë është ndëshkimi i zyrtarëve të lartë, ish kryeministrave, ish ministrave apo dhe hetimet dhe atyre që aktualisht mbajnë pozicione të larta shtetërore.

Mjafton të shohësh statistikat që vijnë nga SPAK, ku nga 41 zyrtarë të lartë që po hetohen vetëm 3 prej tyre vijnë nga opozita. Këtë publiku e percepton më mirë dhe nuk ka nevojë tja shpjegojnë në parlament as Flamur Noka dhe as Fatmir Xhafaj. Sepse sa më lart dhe të tjerë janë ose mund të jenë subjekte hetimi nga SPAK. E si të tillë konflikti i interesit i bën të pabesueshëm. Sikundër dhe ata që ironizojnë SPAK nuk mundet të ndryshojnë dot perceptimin pozitiv të publikut. Që sheh, dëgjon, vëzhgon e prek rezultatet e një pune serioze. Që ndoshta nuk është perfekte, por që megjithëse problemet e veta bind më shumë se skenat e aktrimit në parlament dhe llogjet në studiot televizive.

Sepse shqiptarët për fat të mirë janë pjekur dhe kanë hequr aq në kurriz sa të gjykojnë me mendjen e tyre, e jo me mendjen e politikës apo analistëve!

Video

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad është goditur nga një dron ose raketë, sipas një zyrtari të sigurisë irakiane. Sulmi ndodhi pak pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në një bastisje në kryeqytetin irakian. Është hera e dytë që ambasada amerikane sulmohet që nga fillimi i luftës Izrael-SHBA kundër Iranit. Sulmet janë marrë përsipër nga grupe të armatosura pro-iraniane në Irak, të cilat prej ditësh po godasin me dronë dhe raketa bazat amerikane në rajon.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme