Opinion 27 June 2024, 15:58 Nga VNA

Privat vs Publik/ Sa vlen jeta në Shqipëri?

Ndaje në Whatsapp
Privat vs Publik/ Sa vlen jeta në Shqipëri?

Një protestë modeste dhe një interpelancë e zhurmshme. A mund ta zgjidhin këto problemin jetik të shëndetësisë në Shqipëri?

Duket tepër e vështirë pasi situata ku ndodhemi sot është pasojë e trashëgimnisë që kanë lënë të gjithë qeveritë, përfshirë dhe masakrimin që ka bërë Rilindja këto 11 vjet. Sot shqiptarët janë të parët në Europë për shpenzimet nga xhepi për të marrë shërbime shëndetësore. 60% të faturave i paguajmë vetë. Që do të thotë kjo shumë shkon në xhepat e spitaleve dhe klinikave private.

Zgjidhja? Mënyra e vetme për ti dhënë zgjidhje kësaj gangrene është ndryshimi i sistemit. Dhe për këtë së pari duhet të investohet dhe konsiderohet parësor shëndeti publik. Por për sa kohë asnjë nga palët, qeveri dhe opozitë nuk guxojnë as të përmendin e jo më të lenë mënjanë interesat e spitaleve private e të fokusohen tek qytetarët kjo vështirë se do të ndodhë. Të njëjtin mision duhet të ketë dhe media. Por e vështirë duket dhe kjo pjesë për sa kohë buxhetet e reklamave të spitaleve privatë janë një burim i mirë të ardhurash për televizione dhe media online.

Sistemin që na zhvat, që na përplas dyerve të spitaleve ku nuk marrim shërbim ose duhet të paguajmë për atë që na takon falas nuk e kemi eksportuar nga asnjë vend i zhvilluar. Ky sistem është pjellë e politikës, medias dhe shoqërisë që me mosreagimin apo reagimet spontane nuk i jep dot përgjigje pyetjes: sa vlen jeta në Shqipëri?

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme