Opinion 12 May 2024, 18:44 Nga VNA

Pyetjet që çdo emigrant duhet t’ia bëj vetes para se të shkojë në takimet e Edi Ramës

Ndaje në Whatsapp

Pyetjet që çdo emigrant duhet t’ia bëj vetes para se

Lajmi se kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takime me diasporën, për shumicën e heshtur të shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri, dukej paksa absurde. Kjo për faktin se, nëse ka arritjen më të madhe në këto 11 vite pushtet, janë meritë e tij dhe e qeverisë që ka drejtuar që kanë shkaktuar eksodin e dytë më të madh pas viteve ’90, të largimit të shqiptarëve jashtë vendit. Arsyet dihen: papunësia, shtimi i kostove të jetesës, represalia me ligje që të vendosin “lakun në fyt”, korrupsioni në çdo hallkë të institucioneve dhe shuarja e asaj shprese të vogël që kishte lindur gjatë viteve 2000 se diçka do të bëhet më mirë në vendin tonë.

Meqenëse tashmë e dimë se çfarë është i aftë të bëjë Edi Rama me propagandë për të deformuar realitetin, aq sa detyron administratën që t’ia mbushë sallat edhe jashtë vendit, një emigrant që është larguar për të gjetur shpresën e humbur, para se të vendosë të shkojë në këto takime, duhet t’i bëjë disa pyetje vetes:

1. Pas vitit 2013, me kursimet që ka në emigrim, a ka mundur të vijë në Shqipëri për të investuar në shtëpi private apo për të ngritur një biznes në vendin e vet?

2. Pas vitit 2013, në fshatin apo qytetin ku banon, a janë pakësuar apo shtuar banorët?

3. Që nga 2013 e deri më sot, eurot që i ka fituar në diell e në shi, sidomos ata që janë emigrantë sezonalë, kur vjen në Shqipëri me sa lekë i shpenzon dhe pse kaq pak?

4.Ata që janë emigrantë që nga eksodi i parë në vitet ’90, a kanë më shpresë se një ditë do të kthehen në vendin e tyre?

5.Kur bisedoni me shokët tuaj emigrantë, por me kombësi të huaj, dhe ju tregojnë që u është mundësuar vota e diasporës, pse juve shqiptarëve nuk ju jepet kjo e drejtë?

Kaq mjafton që çdo emigrant t’i drejtohet vetes dhe pastaj të gjykojë: është krenar që është shqiptar apo jo. Nëse ia vlen të ndjekësh Ramën në Facebook, apo të besosh lajmet që të serviren në televizionet kombëtare dhe portalet që financohen me lekë inceneratorësh. Patriot je kur bën bilancin e të mirave që i ka sjellë qeverisja vendit tënd, jo sepse Edi Rama është humorist i madh dhe të vë të dëgjosh tallavanë më të mirë në vend.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme