Opinion 7 May 2024, 14:17 Nga VNA

Mazhoranca komision AD-Hoc për t'i "lidhur" duart SPAK-ut

Ndaje në Whatsapp
Mazhoranca komision AD-Hoc për t'i "lidhur" duart SPAK-ut

Ashtu sikundër ishte paralajmëruar mazhoranca ka zyrtarizuar sot inisiativën për ngritjen e një komisioni të posaçëm për të ndryshuar ligjet e reformës në drejtësi. Oferta paraprake ishte ajo e drejtuar ndaj grupit parlamentar të drejtuar nga Gazmend Bardhi gjatë marrveshjes për rikthimin e parlamentit në normalitet. Por pas përplasjeve të kohëve të fundit, përfshirë dhe akzuat për Olsi Ramën duket se Rama ja ka shtrirë dorën të gjithë deputetëve opozitarë. Gjatë takimit me deputetët dhe ministrat socialistë, Rama paraqiti një projekt-rezolutë, autor i së cilës është Fatmir Xhafaj ku në thelb të së cilës është propozimi për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar që do të rishikojë ligjet për drejtësinë e re.

“Të ngrejë një Komision të Posaçëm Parlamentar, i cili të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë MIRËQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN PËR SHQIPËRINË 2030 NË BASHKIMIN EUROPIAN” thuhet në projekt-rezolutë.

Ky komision, përbërja e të cilit nuk paracaktohet do të jetë “me kohështrirje afatgjatë, duke rekomanduar për sa çmohet e nevojshme edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore”.

Askush nuk e di me siguri se çfarë ligjesh do të ndryshojnë në reformën në drejtësi. Ka fjalë se një nga objektet është ndryshimi për akuzën për “shpërdorim detyre”, formulimi i të cilës lë hapësirë për ndëshkimin e shumë zyrtarëve të lartë. Ky në fakt është dhe problemi më i madh që ka sot Rama me drejtësinë dhe sidomos me Spak.

Ndërkohë, kreu i SPAK dhe struktura e tij kanë qenë kundër këtyre ndryshimeve deri më tani thjesht propozime. Altin Dumani nga ana tjetër ka kërkuar që prokurorëve t’i jepet një shans i dytë për rikandidim në mandatin e tyre në Prokurorinë Speciale. Kjo kërkesë është mbështetur vetëm nga grupi i PD së Lulzim Bashës. Tentativat për ndryshimin e ligjeve të reformës në drejtësi kanë qenë të shumta edhe në të shkuarën, por nuk janë lejuar nga SHBA dhe partnerët e tjerë që e kanë inicuar dhe shtyrë Spak të jetë sa më efikas në punën e tij.

Nga Desada Metaj

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme