Opinion 30 Prill 2024, 09:42 Nga VNA

"Jam i lumtur që do kujtohem gjithmonë mes shqiptarëve", Prifti martir gjerman që u ekzekutua nga komunizmi

Ndaje në Whatsapp
"Jam i lumtur që do kujtohem gjithmonë mes

DOM JOZEF MARKSEN, PRIFTI MARTIR GJERMAN

Të dhënat e para rreth veprimtarisë së tij misionare në Shqipëri i kemi mbledhur nga mesi i viteve 90 dhe i kemi publikuar në formën e një portreti të shkurtër në librin “Toka e Katedraleve”, ashtu siç kemi bërë dhe për klerikë të tjerë të Abacisë së Mirditës.

Rreth 15 vite më parë ka ardhur për ta kërkuar stërmbesa e tij Cäcilia Giebermann, me të cilën, së bashku me dy miq tanë, kemi shkuar në Malaj dhe Perlat, përkatësisht te kisha e Shën Vlashit dhe ajo e Shën Mërisë, ku pati shërbyer Dom Zefi, si dhe në disa familje atje, ku kemi folur me të moshuar që e kishin njohur e që ruanin dhe ndonjë fotografi me të. Ndërkohë Cäcilia do të bënte të njohur origjinën e tij. Antonius Joseph Marxen (dom Jozef Marksen) kishte lindur në Gjermani, në Worrin¬gen, sot pjesë e rrethinës së qytetit të Këlnit, më 2 gusht 1906, në një familje të madhe të krishterë. Me datë 21 qershor 1936 u shugurua meshtar për Arqidioqezën e Durrësit, nga kardinali arqipeshkëv i Mynihut, Michael von Faulhaber, i cili më vonë do të shuguronte meshtar edhe të riun Joseph Ratzinger (Papa Benedikti XVI), në vitin 1951.

Po atë vit Jozefi i ri mbërriti në Kthellë të Mirditës dhe më 1 nëntor 1937 u emërua famullitar në Perlat. Sivëlla me misionarin tjetër gjerman, Dom Alfons Tracki që pati shërbyer në Velipojë. Gjendet famullitar në Kthellë për gjashtë vjet. Emri i tij del në disa rregjistra kishtarë të dëmtuar. Të moshuarit kujtojnë: “Dom Zefi pati ardhur në Perlat në moshë te re, ku ka shërbye nga viti 1937 deri në vitin 1943. Ka nxanë gjuhën shqipe prej priftit të Malajve, Dom Mati Fishtës. Në popull ka gëzue emën të mirë. I ka nxitun njerëzit e anëve tona të shkolloheshin, një djalosh perlatas e pati dërgue vetë për studime në Gjermani. Ishte njeri i ditun, kishte një bibliotekë të pasun me libra artistikë, i pëlqente të përçonte kulturën e vendit të tij, por nuk mungonte të vlerësonte virtytet e shqiptarëve”.

Më 1943 u transferua në Jubë të Sukthit (rrethi i Durrësit), ku qëndroi deri në arrestimin e tij. Për burgosjen e tij ka shkruar At Zef Pllumi, ashtu siç Dom Ndoc Nogaj e përmend në priftërit e martirizuar.

Dioqeza e Rrëshenit, në një njoftim të paradokohshëm, bënte me dije se kishin pritur një delegacionin miqsh nga Gjermania, që kishin ardhur së bashku me stërmbesën e të Lumit dom Jozef Marxen, Dr. Cäcilia Giebermann: “Mbas takimit në Kurien tonë Ipeshkvnore, të gjithë së bashku, përkujtuam dom Zefin (Jozefin), duke vizituar disa prej vendeve ku ai ka shërbyer si meshtar në Mirditë. Stërmbesa e dom Zefit kishte rezervuar një surprizë emocionuese për ne. Ajo kishte sjellë nga Gjermania një “flamur”, të cilin dom Zefi e përdorte gjatë kremtimeve të meshëve dhe e merrte gjithkund me vete. Kur e patën arrestuar, “flamurin” e kishte ruajtur një burrë nga Durrësi. Kur Dr. Cäcilia ka ardhur për t’u interesuar për vendet ku ka shërbyer dom Zefi në Shqipëri, ka takuar edhe atë zotëri, i cili ia ka dhuruar “flamurin”, ku paraqitet imazhi i shën Anës dhe bijës së vet, Zojës së Bekuar.

Dom Zefi u arrestua dy herë. Herën e parë u dërgua në Durrës dhe pas pak ditësh u lirua pas interesimit të pleqve të fshatit Jubë, me myslimanin Lam Asllani në krye. Pas dy-tri javësh, në shkurt 1945, u arrestua për të dytën herë në Shijak e prej aty, këtë herë u dërgua në Tiranë në burgun special, ku ndodheshin edhe dom Lazër Shantoja dhe padër Frano Kiri. U dënua me dy vjet burg pa asnjë dëshmi kundër tij, por kjo nuk iu duk e mjaftueshme regjimit komunist dhe duke mos gjetur një mënyrë tjetër për ta eliminuar, me justifikimin se po e dërgonin në Gjermani, një natë policët e morën nga burgu i Tiranës dhe e pushkatuan në një pyll rrugës për Kukës. Ishte 40 vjeç. Pak ditë para se ta zhduknin kishte thënë: “Jam i lumtur se do të kujtohem gjithmonë prej shqiptarëve si meshtar i fesë së Krishtit”.

Përgatiti: NDUE DEDAJ

Video

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. Sipas burimeve paraprake një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës , rreth 65 vjeç, ka humbur jetën ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Andi Eftimi, administrator i kompanisë “Atelier 4”, sapo la ambientet e SPAK. Kompania në fjalë u kontrollua mëngjesin e së mërkurës me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme