Opinion 30 Prill 2024, 07:00 Nga VNA

A fituan profesionistët më shumë se bankat gjatë vitit të kaluar? E vërteta që fsheh ministri i financave- opinion nga Ola Xama

Ndaje në Whatsapp
A fituan profesionistët më shumë se bankat gjatë vitit

Qeveria ka miratuar në programin qeverisës 2021-2025, zero shkallë tatimore për bizneset me xhiro deri në 14 milion lekë. Format e organizimit të bizneseve mund të jenë të ndryshme: persona fizikë, juridikë, shoqëri aksionere ose me përgjegjësi të kufizuar. Por parimi i taksimit mbetet i njëjtë: tatoj në bazë të fitimit.

Dhe sipas premtimit të bërë në fushatën e vitit 2021, por dhe të angazhimit të marrë në programin qeverisës, shkruhet e zezë në të bardhë se 105 mijë biznese do të kenë taksën e fitimit zero. Përfshirja në këtë skemë e 29 mijë sipërmarrësve që konsiderohen profesione të lira, jo vetëm bie ndesh me premtimin e bërë në fushatë, por i vendos ata në pozita diskriminuese me konkurrentët.

Nëse një zyrë ligjore me dy juristë formohet si sh.p.k dhe nuk kalon pragun 14 milion lekë xhiro në vit (140 mijë euro) nuk tatohet, por nëse një avokat ka një xhiro 3 milion lekë në vit (30 mijë euro) tatohet me 15% të fitimit. Kjo jo vetëm është e padrejtë, por do të nxitë informalitetin dhe paligjshmërinë.

I padrejtë ishte sot dhe krahasimi që Ministri i Financave u bëri profesioneve të lira me pronarët e bankave. Pikësëpari, ministri duhet ta dijë që të ardhurat nuk janë i njëjti koncept me fitimin. Nëse profesionet e lira kanë arkëtuar 850 milion euro të ardhura, nuk mund të thuhet që bankat kanë gjeneruar 280 milion euro fitime.

Bankat vitin e shkuar kanë arkëtuar 1 miliard euro të ardhura dhe fitimi mesatar për 1 bankë ishte 25.4 milion euro. Profesionet e lira, sikur të 850 milion eurot t’i kishin fitime (pa llogaritur asnjë shpenzim për aktivitetin e tyre), u takon të kenë marrë 29 mijë euro për nipt, ose 2440 euro në muaj! Tani me ligjin e ri të dyja kategoritë do të kenë të njëjtën shkallë tatimore.

Që taksa zero për bizneset ishte një utopi u kuptua që kur u propozua, që diferencimi me shkallë dhe progresiviteti e bënë sistemin tatimor plot me çarje edhe kjo u kuptua para shumë vitesh. Ndaj do të ishte mirë të kërkohej falje për çfarë është bërë deri më sot, të korrigjojnë sistemin dhe të mos krahasojnë të vetëpunësuarit me bankierët!

Video

Ndeshja mes Flamurtari FC dhe KF Elbasani është mbyllur mes tensioneve dhe incidenteve në stadium. Gjatë takimit nuk munguan përplasjet në distancë mes tifozerive, ndërsa në përfundim të ndeshjes pati edhe konfrontime në hollin e stadiumit, fillimisht mes lojtarëve dhe më pas edhe mes një pjese të tifozëve të të dy skuadrave. Në këtë ndeshje ishin të angazhuara forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Policia ndërhyri për të qetësuar situatën brenda stadiumit dhe më pas largoi tifozët edhe në zonën jashtë tij. Sa i përket rezultatit sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 2–1 të KF Elbasani

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme