Opinion 6 Maj 2024, 17:05 Nga VNA

Alma, gruaja pa rrugëdalje. Ikja fatale dhe ndëshkimi për burrin e dhunshëm

Ndaje në Whatsapp
Alma, gruaja pa rrugëdalje. Ikja fatale dhe ndëshkimi për burrin

Sikur kaq të kishte kaq shumë reagime dhe ndërgjegjësim më parë se të ndodhin ngjarje si ajo e nënës dhe 3 fëmijëve të saj në Shkodër, tragjedi të tilla mund të shmangen. Por me ndërgjegje të plotë, një pjesë jona tregohet indiferente kur mëson se një nënë dhunohet, kur sheh se ka probleme familjare apo kur shfaq probleme të shëndetit mendor. Ama kur ngjarja ndodh, kush më shumë e kush më pak nxiton të japë mendim dhe gjykim. Dhunë, diskriminim, tragjedi, vrasje apo vetëvrasje. Të gjithë duan të reagojnë, të dënojnë dhe linçojnë çdokënd të përfshirë në tragjedi madje pa u tharë mirë boja që shkruan të vërtetat e ngjarjes.

Nëna e tre fëmijëve në Shkodër ishte një grua e papunë me 3 fëmijë të mitur. Ajo kishte krijuar familje me një djalë 8 vjet më të ri se veten. Diçka e pazakontë kjo më Shqipëri e aq më pak në një qytet si Shkodra. Por diferenca në moshë nuk i kishte penguar të krijonin familje ende të rinj. Ergysi rreth të njëzetave dhe Alma rreth 28. Babai i 3 fëmijëve zyrtarisht punonte në një dyqan për riparimin e celularëve ndërsa skeda e tij penale ishte e mbushur me bashkëpunime me emra kriminelësh të rrezikshëm. Çka e bënte atë një person me probleme që sigurisht shfaqeshin dhe në jetën familjare. Lidhja e tij jashtëmartesore me një vajzë më të re në moshë duket se ishte kapaku i sherreve dhe dhunës që ushtronte gjatë bashkëshortes kohët e fundit. Të afërm të saj konfirmojnë se kërkesa e tij për largimin e saj dhe fëmijëve nga shtëpia duket të ketë qenë dhe arsyeja që çoi në vetëflijimin e Almës dhe 3 fëmijëve të saj. Pas kësaj ngjarje kaq të rëndë më mirë se gjykimi dhe linçimi i të dyshuarit si autor ndoshta është mirë të ngremë disa pyetje:

A ofron shteti shqiptar qëndra këshillimi, qëndrimi dhe mbështetje për gratë e papuna dhe fëmijët e tyre që nuk kanë më një strehë mbi kokë?

A ofrojmë ne si shoqëri mbështetje për një grua të divorcuar që sjell me vete problemet e saj dhe të fëmijëve që mbeten pa çati mbi kokë?

A e gjykojmë ne një burrë që keqtrajton bashkëshorten, e dhunon qoftë dhe psikologjikisht duke i shkaktuar asaj trauma të pariparueshme? Apo thjesht mjaftohemi duke bërë sikur nuk shohim e dëgjojmë kur ndodh e më pas nxitojmë të gjykojmë fajtorin.

Alma është e ndjerë e vetme në fatkeqesinë e saj. Shumëpak ka mundur të kuptojë se ç’po ndodh me të e më pak akoma të ndalin veprimin e saj. Alma ka gjetur rrugëdaljen tek hakmarrja. Duke dënuar Ergysin për pjesën e mbetur të jetës që ta kalojë në mënyrën më makabre të mundshme. Dhe për këtë veç vetes ka zgjedhur të flijojë dhe fëmijët. Qeniet më të pafajshme, viktimat e një babai të dhunshëm, të një nëne pa rrugëdalje, të një familje të madhe indiferente dhe të një shoqërie që sot priret të gjykojë e jo të reflektojë. Për përgjegjësitë që ka shteti por dhe për ato që na pengojnë të jemi bashkëpunues atëherë kur mos të jetë shumë vonë!

Video

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. Sipas burimeve paraprake një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës , rreth 65 vjeç, ka humbur jetën ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Andi Eftimi, administrator i kompanisë “Atelier 4”, sapo la ambientet e SPAK. Kompania në fjalë u kontrollua mëngjesin e së mërkurës me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme