Opinion 5 Maj 2024, 16:58 Nga VNA

Teknologjia dhe sfida ndaj banalitetit

Ndaje në Whatsapp
Teknologjia dhe sfida ndaj banalitetit

NGA AGIM BAÇI 

Prej kohësh e kemi thuajse të pamundur të shmangim debatin mbi ndryshimet që ka pësuar jeta jonë pushteti që ka fituar teknologjia në përditshmërinë tonë, nga ritmi i komunikimit që ka shkaktuar. Për shumëkënd nga ne, që kemi lindur përpara se të ishim përballë kësaj teknologjie, kanë ndryshuar dukshëm rrugët për te tjetri, për tek e vërteta, për te dija, për tek e drejta.

Përballë fakteve kaq të ndryshme që serviren për të njëjtën çështje, vlen të pyesim: Çfarë do të jemi ne pas disa vitesh kur teknologjia të ketë zënë një vend edhe më të madh në jetët tona? A do të mund të flasim njësoj për moralin, për besimin, për demokracinë e, sidomos, për të vërtetën, për të drejtën dhe të padrejtën, kur robotika të jetë bërë pjesë edhe më normale e përditshmërisë? Cili do të jetë kuptimi që do të kemi ne dhe fëmijët tanë për “Veten” dhe “Tjetrin”? A do të vlejë fjalori i kuptimeve të sotme edhe për ata që do vijnë, nëse shumë përgjigje do t’i marrin nga kompjuteri, nga telefoni e jo nga miqtë, nga fqinji apo nga kolegu?

Përballë një realiteti të tillë, ku algoritmet dhe teknologjia do të kenë krijuar “njeriun e jashtëzakonshëm”, shumë nga pikëpyetjet e derisotme, përmes së cilave kemi projektuar dhe jetuar rrugëtimin dhe komunikimin tonë rrezikojnë të humbin kuptimin me të cilin jemi mësuar dhe kemi ndërtuar apo rindërtuar jetët tona. Fuqia e disave që do të kenë më shumë mundësi përmes teknologjisë dhe fati i shumë të tjerëve që nuk do të kenë të njëjtat mundësi, mund të krijojnë hendeqe edhe më të mëdha mes tyre, duke rrezikuar krijimin e grupeve shoqërore pa asnjë lidhje dhe interes për t’u marrë me njëri-tjetrin.

Hendeku i parë është ai që përjetohet sot brenda familjeve, ku teknologjia krijon zhvendosjen e menjëhershme të kujtdo dhe prania fizike e dikujt nuk nënkupton më në të njëjtën kohë edhe praninë mendore e shpirtërore me ata që gjendjen pranë tij. Në këtë aspekt, shumë prindër gjenden në një vështirësi të jashtëzakonshme për të komunikuar me fëmijët e tyre, duke ngritur pikëpyetje lidhur me të ardhmen e familjes.

Ndërkohë, spektakli i ka zënë vendin meditimit, ndërsa e vërteta është transformuar në cirkun e pafundmë të aparencës. Zhgënjimi dhe trullosja kanë zënë vendin e pesimizmit dhe të meditimit. Por, nga ana tjetër, arritjet në shkencë dhe në mjekësinë gjenetike, apo edhe bioteknologjinë bujqësore, i kanë dhënë njeriut një avantazh më të madh në kohë dhe një kontroll edhe më të madh ndaj shëndetit dhe prodhimeve. Komunikimi dixhital ka shmangur gjithashtu shumë prej ecejake të njeriut duke shkurtuar distancat, ndërkohë që botime të pafundme apo komunikime shkencore arrijnë në të njëjtën kohë në mbarë globin.

E sërish… sërish kemi nevojë për shumë pyetje dhe përgjigje. Kemi nevojë të kuptojmë se këtë problem nuk e zgjidhim dot duke i ikur, duke e shmangur. Ne na mbetet të gjejmë një rrugë për të kuptuar veten sot dhe dilemat mbi të ardhmen përballë një teknologjie që çdo ditë prodhon dhe zhvillohet furishëm.

 

Për zgjidhje vlen të kthejmë kokën pas e të kuptojmë se thuajse të gjithë brezat janë ndjerë si në sulm përballë ndryshimeve që u kanë vënë në pikëpyetje kuptimet e deriatëhershme për botën, që u kanë vënë në pikëpyetje vlerat se si e kanë perceptuar botën. Por, gjithsesi, kanë ditur të mbështeten në atë që e ka mbrojtur njeriun nga kotësia, nga banaliteti. Kanë ditur të pranojnë ndryshimin, por njëkohësisht të mbajnë fort litarët e kuptimeve të botës që lidhin atë fill të fortë të vlerave.

Ekspertët e sociologjisë së komunikimit e kanë paralajmëruar se, nëse teknologjia nis të ketë kaq shumë pushtet te dikush, kjo vjen jo vetëm prej faktit se ai apo ajo u kushtojmë shumë kohë mjeteve teknologjike, por sepse kur janë përballë teknologjisë, nuk kanë asgjë për të provuar, ndryshuar, projektuar, shkruar.

Të jetuarit pa motiv ka prodhuar ushtrinë e “vojeristëve”, një ushtri që kalon kohën me jetët e të tjerëve, pa mundur kurrë të mendojnë diçka vetë. Ndaj, rrugëtimi përballë sfidave të teknologjisë nis me sfidën ndaj banalitetit, ndaj kotësisë sonë shpirtërore e mendore dhe jo ndaj telefonit dhe kompjuterit. Këta të fundit janë thjesht mënyra se si përdorim atë që kemi brenda vetes sonë, se si përdorim kuptimet tona.

 

 

Video

Ndeshja mes Flamurtari FC dhe KF Elbasani është mbyllur mes tensioneve dhe incidenteve në stadium. Gjatë takimit nuk munguan përplasjet në distancë mes tifozerive, ndërsa në përfundim të ndeshjes pati edhe konfrontime në hollin e stadiumit, fillimisht mes lojtarëve dhe më pas edhe mes një pjese të tifozëve të të dy skuadrave. Në këtë ndeshje ishin të angazhuara forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Policia ndërhyri për të qetësuar situatën brenda stadiumit dhe më pas largoi tifozët edhe në zonën jashtë tij. Sa i përket rezultatit sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 2–1 të KF Elbasani

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme