Opinion 18 May 2024, 13:20 Nga VNA

Shqipëria destinacioni fantastik i ardhshëm i pushimeve mesdhetare

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria destinacioni fantastik i ardhshëm i pushimeve mesdhetare

Shqipëria është destinacioni fantastik i ardhshëm i pushimeve mesdhetare, deklaron shefi i Tui.

Sebastian Ebel, CEO i kompanisë më të madhe të pushimeve në Evropë, e quan Shqipërinë "një vend i fantastik".

Shqipëria mund të jetë destinacioni fantastik i ardhshëm mesdhetar, tha shefi i kompanisë më të madhe të pushimeve në Evropë.

“Është një vend i mrekullueshëm”, tha Sebastian Ebel, shefi ekzekutiv i Tui, për The Independent.

“Unë jam një mbështetës i madh i Shqipërisë dhe mendoj se duhet dhe mund të bëjmë më shumë. Është në axhendën tonë ta shikojmë atë. Mendoj se perspektiva është e madhe dhe nuk do të habitesha nëse fillojmë një program të rëndësishëm atje.”

Z. Ebel tha se 10 vjet më parë, kur ai iu bashkua bordit ekzekutiv të Tui, kishte ngritur mundësinë e organizimt të pushimeve në Shqipëri.

"Unë nuk munda t'i bindja njerëzit të investonin atje," tha ai.

Aktualisht, i vetmi tur i Tui në Shqipëri është një fluturim dy herë në javë për në Tiranë nga dega belge e kompanisë në Bruksel.

Nga ana tjetër, linjat ajrore buxhetore tani kanë një program masiv nga Mbretëria e Bashkuar. Ryanair dhe Wizz Air kanë secili nga tre fluturime ditore për në Tiranë nga qendrat e tyre në Londër, përkatësisht Stansted dhe Luton.

Ryanair gjithashtu fluturon nga Birmingham, Bristol, Mançester dhe Edinburg për në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza të kryeqytetit.

Marlene dhe Bernard Kayley, nga Preston, sapo janë kthyer nga një udhëtim në Shqipëri, duke thënë se kanë kaluar "pesë ditë të mrekullueshme".

Ata e ndanë kohën e tyre mes kryeqytetit dhe resortin kryesor të Durrësit. Në këtë të fundit, zonja Kayley tha: “Hoteli ynë, Vila One Beach, ishte, siç e kishte emrin, me një plazh të bukur e të pastër. Shefi i shkëlqyer i kuzhinës në hotel na ofronte çdo natë kuzhinë tradicionale shqiptare – jo nga menyja, ai thjesht na pyeste se çfarë na pëlqente.

“Ne do të kthehemi patjetër në Shqipëri”.

Në dhjetor, ministrja e Turizmit të vendit, Mirela Kumbaro, tha për The Independent: “Ne synojmë një turizëm të nivelit të lartë në Shqipëri”. Ministrja, e cila përfshin gjithashtu edhe mjedisin, tha se "po kërkonte hotele të njohur ndërkombëtar me katër dhe pesë yje".

Nga të gjitha kombet e Evropës Lindore, Shqipëria kaloi periudhën më të gjatë dhe më shtypëse nën komunizmin shtetëror në pjesën e fundit të shekullit të 20-të. Pothuajse asnjë turist nuk u lejua të vizitonte gjatë diktaturës staliniste 40-vjeçare të Enver Hoxhës.

“Një kompani e vogël në atë kohë, Regent Holidays, filloi të sillte vizitorë nga Britania e Madhe në vitet 1970”. Ish-drejtori Neil Taylor kujton: “gjatë viteve 1970 dhe 1980 ne dërgonim rreth 12 grupe në vit atje”.

“Diversiteti i klientelës ishte shumë tërheqës”. Duke reklamuam në Daily Telegraph dhe në Morning Star siguroheshim që njerëzit që normalisht nuk do të rrinin kurrë me njëri-tjetrin në Britani, papritur silleshin si një grup i lidhur ngushtë për 10 ditë.

“Ne kishim të pasur e të papunë, të cilët donin të shihnin se çfarë ishte komunizmi. Kishim akademikët që mbanin shënim çdo fjalë që thuhej dhe blinin çdo botim në anglisht por kishim edhe revolucionarë të egër të vendosur për të gjetur parajsën socialiste në Shqipëri dhe për t’a imponuar atë në Britani kur ktheheshin”.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme