Opinion 4 June 2024, 15:09 Nga VNA

4 gënjeshtra të faktuara dhe 1 e vërtetë e cunguar e reagimit të Edi Ramës për reportazhin e Rai 3

Ndaje në Whatsapp
4 gënjeshtra të faktuara dhe 1 e vërtetë e cunguar e

4 gënjeshtra të faktuara dhe 1 e vërtetë e cunguar e reagimit të Edi Ramës për reportazhin e Rai 3.

1. Rama : Prandaj dhe pesë kulla në Tiranë ju duken si 500 ngaqë as e kanë imagjinuar që Tirana do të bëhej kjo që vetëm sapo ka filluar të duket , se skanë parë gjë akoma.

Me sy të lirë në Tiranë ka të paktën 20 kulla që kanë përfunduar dhe shumë të tjera janë në proces ndërtimi.

2. Rama: Koha kur shteti shqiptar, qeveria, kryeministri i Shqipërisë, rrinin si skutha që bënin te fortin me të dobëtit këtu brenda dhe te menderosurin para të huajve, ka vdekur.

Historia e Shqipërisë ka treguar se udhëheqësit e një vendi të vogël janë treguar arrogantë me vende të fuqishme. Ish diktatori që i shpallte luftë Nato-s ka qesharak po aq sa ata që sot i japin mendje Nato-s si të zgjidhë konflitet botërore.

3. Rama: U përdorën si heronj të këtyre shfaqjeve figura të errëta, një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK-u, një i mbyllur në arrest shtëpie nga gjykata speciale antikorrupsion, një i përjashtuar nga Vetingu në sistemin e drejtësisë.

Në fakt njëri nga sa më sipër ka qenë bashkëpunëtori më i afërt i kryeministrit si ministër dhe zëvendës i tij. Me tjetrin ka nënshkruar marrveshje politike vite më parë dhe tani ndan financat për një pjesë të kullave.

4. Një shfaqje televizive si një version demokratik i hetimeve famëkëqija të Sigurimit të Shtetit, “ky tha, ai tha, ata thonë”, “ai takoi atë”, “ky u takua me atë”, “ti takove ata” “thanë dy kriminelë që njohin atë”, “ka akuza për vëllain e atij”, “ata atje pastrojnë paratë e atyre andej”, bla-bla-bla…

Këto deklarata mund të jenë thashetheme kur thuhen në një tavolinë miqësore. Por thënë nga ish bashkëpunëtorë apo gazetarë janë akuza që në mos nisje hetimesh, meritojnë të paktën respektin për t’iu përgjigjur që Rama tregoi për gazetarin italian.

5. E vetmja gjysëm e vërtetë e reagimit të Edi Ramës është ajo e kauzës së cunguar të opozitës. Që entuziasmohet e thërret protesta për një reportazh gatuar nga gazetarët shqiptarë dhe transmetuar në italisht. Vetëm në Shqipëri ndodh që ata që marrin flamurin e luftës kundër korrupsionit ditën, në mbrëmje sulmojnë Spak-un.

Dhe vetëm këtu ndodh që opozita nuk kujdeset për moralin më të cilin kërkon mbështetjen e qytetarëve por rend pas makiazheve të qeverisë për t’u dukur luftarake por aspak alternativë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme