Opinion 26 June 2024, 19:32 Nga VNA

Dy standartet e Berishës dhe një shkelje Syri Ramës

Ndaje në Whatsapp
Dy standartet e Berishës dhe një shkelje Syri Ramës

Sali Berisha dhe Irena Gjoka janë të dy të dëbuar i pari nga SHBA dhe Britania dhe e dyta nga BE. Të paktën kështu pretendon ish kryeministri për Irena Gjokën, ndërkohë që ai dhe disa media muaj më parë kanë publikuar dhe dokumentat në të cilat shkruhej se Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia vite më parë.

Për pretendimin e tij si e dëbuar nga një vend i BE-së, Sali Berisha ka kërkuar që Irena Gjoka të largohet nga detyra që mban. Por për çudi, për të njëjtin akt, pra dëbimin nga një vend anëtar i BE-së me standarte të drejtësisë të ngjashme me Britaninë e Madhe (dhe SHBA) ish kryeministri nuk pranon të dorëzojë mandatin e tij. Them të dorëzojë sepse socialistët duken jo vetëm komodë por dhe sinkron me dëshirën dhe vullnetin e Berishës për të qenë pjesë e kuvendit. Edi Rama dhe Sali Berisha tashmë plotësojnë njëri tjetrin në politikën e ditës ndërsa juridikisht kanë hapësirën ti bëjnë qokat njëri tjetrit.

Por jo çdo gjë sillet rreth politikës mes Ramës dhe Berishës, ndaj një njeri normal që nuk jeton me shpresën e kryeministrit dhe në rrugicën e Shpresës pyet :

1- A është “non grata” dëbim? Për gjykatësen Irena Gjoka ish kryeministri pretendon se vendimi i autoriteteve kufitare greke e shpalli atë non grata për 10 vite në të gjithë zonën Shengen. Për këtë arsye ajo nuk e meriton të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë.

2- Me të njëjtën logjikë, Sali Berisha është shpallur non grata për “cënim serioz dhe të rëndë të sigurisë publike në shtetin përkatës. Kjo sepse, SHBA e dëbuan për “minim të demokracisë dhe korrupsion domethenës”. A janë këto dy koncepte cënim i sigurisë kombëtare të SHBA-ve? Zyrtarët amerikanë e kanë pohuar disa herë këtë fakt. Ndërkohë qe dhe vendimi i Gjykatës së Apelit në Londër (SIAC ) e përmend çështjen e sigurisë kombëtare të Britanisë së Madhe.

Ndryshimi i vetëm është që Irena Gjoka është dëbuar nga një vend i BE ndërsa Sali Berisha nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Ligji shqiptar i dekriminalizimit e thotë qartë në nenin 2, pika 2, shkronja “b”: [Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë…] personat që janë debuar nga territori i nje shteti anëtar te BE-se, SHBA-se, Kanadase, Australise, ne lidhje me nje prej rasteve të parashikuara ne pikën 1, shkronjat "a", "b" dhe “c", te ketij neni, apo janë dëbuar për cënim shumë te rëndë dhe serioz te sigurisë publike të shtetit përkatës”.

Kjo pikë e ligjit synon t’i heqë mandatin çdo deputeti që e prek kjo pikë e bashkë me të dhe mandatin e të zgjedhurve lokalë apo gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas kërkesës së Sali Berishës dhe avokatëve të tij, gjyqtarja Irena Gjoka duhet të largohet nga sistemi i drejtësisë sepse prefekti i Athinës e ka dëbuar vite më parë nga shteti grek. Kurse për të njëjtën situatë ligjore, madje shumë më të rëndë, Sali Berisha që është dëbuar nga Home Office dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit mund ta mbajë mandatin e deputetit! Dhe ndoshta ka të drejtë ta pretendojë këtë për sa kohë mazhorancës i kanë humbur juristët dhe vullneti për të lexuar e zbatuar ligjet.

Ndoshta kanë të drejtë dhe që nuk e marrin në konsideratë kalimin e periudhës 6 mujore të mungesës, duke ja justifikuar me dorën e Linditës mungesat që i ka vënë SPAK. Por së paku socialistët nuk e fshehin më shkeljen e Syrit Sali Berishës. E për këtë meritojnë të respektohen sepse tashmë e shohim të gjjthë qartë se lepuri i frikës nga SPAK dhe hallexhinjtë e politikës dinë të harrojnë çdo inat duke shpresuar se shpëtimi mund të vijë dhe nga rrugica e Shpresës.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme