Opinion 1 Korrik 2024, 22:19 Nga VNA

Miti ra, Tirana nuk është 1 milion banorë. Analizë për censusin

Ndaje në Whatsapp
Miti ra, Tirana nuk është 1 milion banorë. Analizë për

Numërim i vonuar me dy vjet pa patur arsye të qenësishme dhe në shkelje të Kushtetutës të vendit. Megjithatë të dhënat janë publikuar: kemi mbetur 2.4 milion banorë, numri më i ulët që ka regjistruar Instituti i Statistikave në 50 vitet e fundit.

Nuk dua të kontestoj të dhënat e një procesi i cili dështoi në dhënien e një prej informacioneve më të domosdoshme për të hartuar politika, por kam vendosur t’i marr të mirëqëna. Në 12 vjet, popullsia është ulur me 420 mijë banorë (15%). Kjo përbën ritmin më të lartë të rënies së saj ndonjëherë dhe duhet të jetë alarm për çdo shoqëri, qeveri, parti, deputet apo organizatë. Këtu duhen analiza dhe reflektime në çdo sektor dhe fushë!

Nëse kësaj të dhëne i shtojmë dhe 64.600 që është shtesa natyrore e popullsisë së vendit në këtë periudhë, rezulton se nga Shqipëria janë larguar 484.600 njerëz, apo 40 mijë qytetarë në vit. Ky numër flet për largime në përmasat e një eksodi: 17% e shqiptarëve kanë ikur!

Në të gjithë këtë mes, për herë të parë Shqipëria është futur dhe në listën e vendeve ‘të plakura’, mosha mediane është rritur me 7 vjet. Nëse një dekadë më parë numri i grupmoshës së re kalonte atë të vjetër, tashmë raporti është përmbysur, 24% janë të rinj dhe 30.4% të moshuar!

Censusi rrëzoi dhe mitin e një Tirane me 1 milion banorë! Në 12 vjet popullsia në rang qarku është rritur me 9 mijë banorë, vetëm 750 banorë të rinj në vit. Dhe në nivel bashkie me 40 mijë, ose 3300 banorë të rinj në vit. Shifrat që ka deklaruar kryetari i Bashkisë Tiranë një vit më parë se Tirana shtohet mesatarisht me 20 – 25 mijë banorë rezulton të jetë fryrë me 750%!

Tentativa për fshehjen apo dhënien e numrave fiktivë, ka si qëllim justifikimin e ritmit të frikshëm të ndërtimit në kryeqytet. Në 12 vjet janë dhënë leje për të ndërtuar 12.3 milion m2 sipërfaqe rezidenciale, ku 75%, ose 9.2 milion m2 vetëm në Tiranë.

Oferta për njësi banimi në kryeqytet shtohet me 766 mijë m2 sipërfaqe çdo vit, ose 7600 apartamente të reja në vit. Që këto banesa të mbushen, duhet që në Tiranë të vijnë të paktën 22 mijë banorë në vit! Ndaj dhe qeveria me bashkinë ofrojnë i hedhin nëpër diskutime publike këto numra.

Por po të bëhet analiza, do të na dilte se numri i banesave që po ndërtohet në Bashkinë Tiranë është 6.7 herë më i lartë se popullsia e re që vjen çdo vit dhe 30 herë më e lartë se banorët e rinj që janë shtuar në nivel qarku. Të dhënat e konsumit të energjisë (m.q.s Censusi i Banesave në nivel rajonal publikohet në tetor) tregojnë se 51 mijë apartamente janë bosh, çka do të thotë që me këtë ritëm të rritjes së popullatës, nëse nuk ndërtohet asnjë centimetër i ri, do të duheshin të paktën 45 vjet që të mbushen!

Video

Andi Eftimi, administrator i kompanisë “Atelier 4”, sapo la ambientet e SPAK. Kompania në fjalë u kontrollua mëngjesin e së mërkurës me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme